Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti memexhinj aleatët e demokratëve.
Basha thotë se kur Rama qesh, Shqipëria qan, por kryeministri e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarë janë lodhur prej tij.
Sipas tij, Rama do largohet më 25 prill dhe PD do sjellë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.
”Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.’’, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.
Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 20, 2021