E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një ndërtesë në Madrid duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe disa të plagosur.

Kryetari i Bashkisë, José Luis Martínez Almeida tha se nga informacionet paraprake, dyshohet se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur për shkak të një rrjedhje gazi, shkruan BBC.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, dallohet rruga e mbushur me mbeturina të pallateve të dëmtuara nga shpërthimi i fuqishëm.

Një gazetar lokal e quajti shpërthimin si të “tmerrshëm” duke raportuar se kishte ndodhur në rrugën “Calle Toledo” në qendër të kryeqytetit spanjoll.

Në rrugë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa në vendngjarje përpos policisë ndodhen edhe Njësitë e Mbrojtjes Civile dhe 8 zjarrfikëse.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E rëndë/ Prej një muaji e shtruar në Infektiv, 22-vjeçarja humb jetën nga Covid

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës. E reja,...

Bajern-Dortmund/ Ja çfarë duhet të dini për klasiken gjermane

Bayerni, kryesues i Bundesligës, do të presë vizitën e Borussia Dortmundit në kryendeshjen e javës në Bundes. Fushë-beteja gati për "der Klassiker", një ndeshje...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, gjykata jep vendimin për një prej autorëve

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për Hans Jonuzi, një nga autorët e vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj. Ngjarja e...

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”/ Vëllai denoncon nga Infektivi

Një qytetar ka denoncuar faktin se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij, e cila është e shtruar në spitalin...

OBSH, ekipi hetimor përgatitet të nxjerrë raportin për origjinën e Covid-it

Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit, do të nxjerrin në mes të marsit një raport me përfundimet e...