Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha kujton Rugovën: Ja cili është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha kujton Rugovën: Ja cili është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës.

Përmes një postimi në Facebook, Basha e cilëson Rugovën si një gjeni të politikës shqiptare. Sipas tij, Rugova ishte si një fanar ku shqiptarët shihnin dritën e shpresës.

“Rugova foli për Bogdanin në ditët më të errëta për Kosovën, u solli atyre kushtrimin e Çetës së Profetëve “Eja kush asht trim…”, Rugova foli për demokracinë atëherë kur shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë kishin aq shumë nevojë për të”, shkruan Basha në postimin e tij.

Më tej, ai thekson se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë atij në ditët e sotme është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës.

Postimi i plotë:

14 vjet më parë kaloi në amëshim Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare dhe vazhduesi më i denjë i aksionit për zgjim kombëtar të Rilindjes Kombëtare. Rugova ishte si një fanar ku shqiptarët, andej e këndej Drinit, shihnin dritën e shpresës, dritën e çlirimit, edhe atëhere kur pak vend kishte për shpresë e pak optimistë besonin tek çlirimi i Kosovës nga zgjedha e fundit kolonialiste në Evropë.

E sotmja nuk është një datë dëshpërimi, as një përkujtimore, është një fat, është një këmbanë për secilin prej nesh për ta ndihmuar vetveten t’i rikthehemi veprës dhe trashëgimisë së Ibrahim Rugovës. Si një qëndrestar i pashoq në përpjekjen për demokraci, ai na mëson se si duhet t’u qëndrojmë kauzave të drejta, t’i mëkojmë ato dhe të mos i braktisim.

Rugova foli për Bogdanin në ditët më të errëta për Kosovën, u solli atyre kushtrimin e Çetës së Profetëve “Eja kush asht trim…”, Rugova foli për demokracinë atëhere kur shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë kishin aq shumë nevojë për të.

Laureati i çmimit “Saharov”, “Gandi i Ballkanit”, themeluesi i të parës parti antikomuniste në botën shqiptare, luftëtari i palodhur për kthimin e shqiptarëve atje ku e kanë vendin dhe ku e meritojnë, në Perëndim, u shndërrua në legjendë që në të gjallë të tij.

Sot nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, me demokraci të vërtetë, liri dhe dinnjitet njerëzor dhe me një dashuri të pashoqe për shkollën dhe për gjuhën shqipe.

Veç kjo përpjekje mund të përligjë tek ne krenarinë se ishim bashkëkohës të Ibrahim Rugovës dhe pasardhës të politikës që ai themeloi në botën shqiptare.

Tags: ibrahim rugovakosovalulzim bashaPërvjetori

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Mustafa i vendos ultimatum Albin Kurtit

Mustafa i vendos ultimatum Albin Kurtit

Tiranë/ Plagosen dy persona

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kamionçina përplaset me motorin

A është virusi i ri ngjitës/ Reagojnë ekspertët kinezë

A është virusi i ri ngjitës/ Reagojnë ekspertët kinezë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

by mirseda
21:20 | 09/07/2025
0

Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha. Në një...

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025
Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

20:47 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com