Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kriza ekonomike sa vjen dhe bëhet më e thellë.
Gjatë konferencës për mediat nga seliu blu, Basha u shprej se numri i të papunëve dhe i bizneseve që po mbyllen po rritet. Për Bashën, siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit
Kjo situatë sipas tij, është për shkaksepse qeveria nuk ka marrë asnjë masë.
Lulzim Basha: “Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Shëndetësia në kufijtë e kolapsit. Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës”.
Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka dëgjuar planin e tij për rimëkëmbjen, pasi ai prej 7 vitesh nuk dëgjon shqiptarët.
Lulzim Basha: ”Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur prej dy javësh Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan. në fakt unë e besoj dhe pse ju nuk e besoni, unë zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës. nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që ka vite që lufton për mbijetesë dhe tani po i dorëzohet falimentimit. Nuk dëgjon mjekët që kërkojnë atë që iu është premtuar, mbështetjen minimale”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1031624633968132/