Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha kërkon sot zgjedhje të ndershme, më 2011-ën vodhi fitoren në Bashkinë e Tiranës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Basha kërkon sot zgjedhje të ndershme, më 2011-ën vodhi fitoren në Bashkinë e Tiranës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, po udhëheq që prej muajit shkurt një varg protestash, duke patur si kauzë kryesore rrëzimin e qeverisë aktuale, dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat sipas tij nuk mund të sigurohen kurrsesi nga mazhoraca aktuale, të cilën ai akuzon për blerjen e zgjedhjeve të 2017-ës.

Ndershmëria e zgjedhjeve, është A-ja në çdo demokraci normale. Megjithatë Basha nuk është ndër politikanët e fundit në këtë vend, që mund ta përdorë atë si një kartë morale, për të tentuar të ngjitet sa më parë në pushtet. Tetë vite më parë, në bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha, ai ishte autori i maskaradës elektorale të 8 majit 2011, në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës.

Ai proces zgjedhor u zhvillua nën një klimë tejet të tensionuar. Më pak se 4 muaj më parë, në një protestë të opozitës para godinës së Kryeministrisë, ishin vrarë 4 protestues, dhe plagosur dhjetëra të tjerë nga pjesëtarë të Gardës e Republikës.

Lideri i opozitës, njëherazi kryetar për disa mandate i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, presidenti i kohës Bamir Topi, kryeprokurorja Ina Rama, disa politikanë të tjerë dhe gazetarë, u bënë pjesë e një skenari për grusht shteti, të pretenduar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Madje për këtë çështje, demokratët ngritën enkas një komision hetimor parlamentar, që në fund shërbeu si një alibi shtesë dhe për një lloj show mediatik.

Ashtu si në vitin 2007, mazhoranca e djathtë më përjashtim të Shkodrës, humbi në të gjitha bashkitë e tjera të mëdha, që u fituan sërish nga PS, ndërsa natyrshëm vëmendja u përqendrua në betejën e Tiranës. PD angazhoi të gjithë makinerinë shtetërorë në dispozicion të kandidatit Basha.

U raportua një rritje e dyshimtë e zgjedhësve në Tiranë, në krahasim me 2 vite më parë, teksa u hodhën akuza për shumë shtetas kosovarë që kishin marrë pasaportizimin në kryeqytet, edhe pse në shumë raste nuk kishin kod banimi, sikurse e kërkon ligji.

Vetë Rama u këshillua nga njerëz pranë tij të mos garonte për herë të katërt, pasi në 11 vite ishte konsumuar jo pak, teksa duhet të përqendronte energjitë tek zgjedhjet për pushtetin qendror 2 vite më vonë. Megjithatë, gjykuar nga rrethanat ai i konsideroi ato zgjedhje jo si një betejë për qytetin, por si një betejë dhe revansh politik ndaj kundërshtarit.

Vrasjet para kamerave, kishin tronditur shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Dhe një ndër autorët e dyshuar për urdhrin e dhënë gardës, ishte pikërisht sfidanti i tij, ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Rama duket se besonte se gjakut i derdhur në bulevard peshonte më shumë se konsumi i logjikshëm i tij në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Dita e zgjedhjeve, u shoqërua me tensionin tashmë të zakonshëm në proceset zgjedhore shqiptare, me akuza dhe kundërakuza për manipulime dhe presione. Faza më e nxehtë, është gjithmonë ajo e numërimit. Ndryshe nga sa mund të kishte llogaritur Basha apo Rama, rezultati ishte shumë i ngushtë deri në kutinë e fundit. Më 11 maj, kutia e fundit e KZAZ nr.40, nxori fitues Edi Ramën, me vetëm 10 vota avantazh ndaj Lulzim Bashës.

Në selinë e PS nisi festa, dhe vetë Rama nxitoi të mbante fjalimin e fitores. Por, në një dalje publike të nesërmen nga selia blu, Sali Berisha, tha se asgjë nuk ka përfunduar. Ai theksoi se kishte informacione nga KQZ, për qindra vota të hedhura në kutinë e gabuar nga votuesit demokratë.

Sipas ligjit elektoral të kohës, ato vota cilësoheshin automatikisht të pavlefshme. Por, demokratët vendosën të ndryshojnë rregullat në mesin e lojës, duke pretenduar se “demokracia kërkon të lexohet vullneti i çdo qytetari”.

Kështu, KQZ e drejtuar në shumicë nga PD dhe LSI, votoi në favor të hapjes dhe numërimit të kutive, ku ishin regjistruar fletë të hedhura gabim. Nga numërimi i tyre, Basha u shpall 6 javë pas zgjedhjeve fitues. OSBE shprehu rezervat e saj, ambasada e SHBA-së dhe ajo e BE-së gjithashtu. Reagimi i socialistëve ishte tepër i ashpër.

Deputetë dhe militantë, u përleshën për disa ditë me radhët e policisë dhe forcat speciale, që ishin të stacionuara para godinës së KQZ, ku dhe vazhdonte numërimi i votave të hedhura në kutinë e gabuara. Nisur nga kjo situatë e tensionuar, shkrimtari ynë i mirënjohur, Ismail Kadare, i drejtoi një letër të hapur kandidatit Basha, të cilin e ftoi të tërhiqej nga gara për Bashkinë e Tiranës, për hir të interesave të vendit.

“Si politikan dhe si zyrtar, ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën e përparimit kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapshti. Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie. Desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla, janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Gjesti juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve”- shkruante ndër të tjera Kadare.

Ndërhyrja e Kadaresë bëri bujë. Por, ajo nuk ishte e vetmja. Vetëm disa muaj më parë, në fillim të muajit shkurt, pak ditë pas ngjarjeve të 21 janarit, shkrimtari kishte shprehur shqetësimin e thellë për atë që kishte ndodhur dhe rrezikun që i kanosej vendit, në një shkrim të botuar fillimisht në gazetën në gjuhën shqipe të Nju Jorkut “Ilyria”, dhe më pas e ribotuar në shumë nga mediat e Tiranës.

“Në ngjarjet e janarit, midis psikozës dhe veprimeve shpesh kaotike, shqiptarët do të kapnin spikamën e fantazmës së totalitarizmit, rendit të përmbysur 20 vjet më parë. Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri, kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është, se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj , shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë. E tillë ishte atmosfera në ditën e 21 janarit, kur në skenën politike hyri vdekja.

Një pyetje e pashmangshme del në këtë rast: na duhet ndërhyrja e vdekjes, që ne të jemi seriozë? Dramaturgut i duhet vdekja për të thurur dramën e tij, tiranit për të ridëshmuar forcën, sidomos kur ajo po e lë, po shtetit demokratik përse i duhet? Për t’i kujtuar publikut devizën famëkeqe të Kaligulës: Oderim dum metuant. (Le të më urrejnë, veç të më kenë frikën)?”- do të shprehej ndër të tjera Kadare, duke shigjetuar qartazi Sali Berishën.

Sikurse edhe pritej, Basha e refuzoi propozimin e Ismail Kadaresë, dhe pranoi një fitore të arritur qartazi me hile. Sot kryedemokrati, kërkon lart e poshtë vendit votën e lirë, edhe pse ai është ndër të fundit politikanë dhe qytetarë që e meriton atë./ Tirana Today

Tags: 2011bashkialulzim bashaVodhiZgjedhjet

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Persekutim politik/ Nikolla Gruevski boton librin nga arratia

Persekutim politik/ Nikolla Gruevski boton librin nga arratia

Bëri histori në Serie A, talenti shqiptar: Zemra po më dilte vendit, thyhej çdo aparat

Bëri histori në Serie A, talenti shqiptar: Zemra po më dilte vendit, thyhej çdo aparat

Shkarkohen drejtorët e AKU në Tiranë, Durrës dhe Korçë

Shkarkohen drejtorët e AKU në Tiranë, Durrës dhe Korçë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com