Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha ka ndryshuar. Nëse nuk i zëmë besë, të paktën t’u besojmë pamundësive të tij

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Lela

Lulzim Basha ka bërë dy lëvizje të cilat të çojnë në një drejtim të vetëm. A është ky ‘drejtimi i duhur’ nuk mund të thuhet, duke qenë se ai ka qenë shteghumbur që prej verës së 2011, kur garonte për Bashkinë e Tiranës. Por duke qenë se ky koment nuk përbën një vështrim historik, por në aktualitetit, është i detyruar të qëndrojë te ‘drejtimi i ri’ në të cilin duket se po e fut Basha lëvizjen opozitare.

Si fillim, shefi demokrat ka shpallur 24 koordinatorë, të cilëve u ka ‘hequr pushimet’, duke i graduar ‘kapitenë të verës’. Ata janë boyscauts-at e Bashës që do përpiqen të organizojnë, menaxhojnë dhe inkuadrojnë Partinë Demokratike, të cilën kryetari i saj e ka marrë hosh nëpër shtigje të parrahura duke e kthyer, më në fund, te i vetmi shteg i njohur, i pranuar dhe inteligjent, proceset dhe zgjedhjet.

Dhe ky ka qenë propozimi i dytë, drejt drejtimit të duhur apo të ri, i z. Basha. Artikulimi i 13 qershorit si mundësi e re për shpresat e opozitës për rimarrjen e vendit që i takon në tryezën e negociatave, propozimeve, zgjidhjeve dhe zgjedhjeve, prejt së cilës ai e hoqi më 17 shkurt, kur vendosi të djegë mandatet parlamentare.

Në këtë kuptim Basha është një i penduar i demokracisë. Pas një tollovie totale, duke shpresuar se taktika ‘e tokës së djegur’ do të prodhonte sadopak mbështetje ndërkombëtare, ai u rifut në sistem, pa qenë krejt brenda tij, duke u rikthyer te propozimet. Prej kohësh ai nuk propozon, por mohon, dhe ka qenë kjo qasje jo konstruktive që e ka dekonstruktuar figurën e tij në përllogaritë që bëjnë ndërkombëtarët për partneritete në Tiranë.

Lulzim Basha po kthehet mbrapsht në gjurmët e hapave të hedhur drejt një ‘revolucioni në epruvetë’, përzierja e të cilit nuk prodhoi reaksionin për të cilin u nis. 85 përqindëshi i refuzimit ekziston, por kush na e thotë se, në barkun e asaj balene të madhe përçmimi, nuk gjendet i gëlltitur edhe refuzimi për të? Askush. Sepse matjet e opinionit kanë gabuar edhe njëherë si kaqherë. Nëse në zgjedhjet e fundit nuk ka humbur Rama, kanë humbur të paktën sondazhet e tij. A nuk thoshte kryeministri se ai është fitues ‘sipas të gjitha sondazheve’?

30 qershori, një sondazh i kontrolluar totalisht prej tij nuk e konfirmoi Ramën si Nate Silver të zgjedhjeve.

Çka ka humbur Rama nuk është e thënë t’a ketë fituar Basha. Demokratët duhet ta kenë këtë parasysh nëse lideri i tyre merr përsipër të këndojnë ‘Marsejezën’ e një revolucioni të ri: u duhet ta mosbesojnë. Jo dhe aq prej zërit, por se revolucionet, ashtu si petullat, duan ‘vaj’. Nuk qiten petulla në ujë, thonë në Veri.

Por Basha duket se ka ndryshuar; mbështetur ky përfundim edhe te ‘zbutja’ e tij në raport me 13 tetorin, një datë që e pat shpërfillur një herë, por e përqafoi sot pas takimit me Presidentin. Fjalitë e tij e lanë të kuptohet qartë se pajtohet tashmë me datën, por edhe me propozimin tre-rremësh të z. Meta: zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale.

Të cilat kërkojnë ndryshime të mëdha, përfshirë kushtetueset. Në këtë kuptim Lulzim Basha është fjalëmbajtur (ai nuk mund të jetë fjalëbjerrë në gjithçka). Një prej artikulimve të tij qendrore gjatë këtyre muajve kanë qenë ndryshimet strukturore, përfshirë edhe Kushtetutën. Apo edhe një parlament me Senat, Dhoma e Ulët me 100 deputetë, etj.

Vullneti i Bashës është një e treta e çfarë i duhet vendit për të dalë nga kriza (dhe nuk është pak). Shumica dhe ndërkombëtarët janë pjesët përplotësuese; duke qenë se kushti për ikjen e Ramës si kryeministër ka rënë, kjo duhet të mjaftojë si flamur i bardhë paqeje për anën tjetër. Amerikanët e kanë lënë një derë hapur duke përmendur Gjykatën Kushtetuese. Gjermanët kanë qenë të vetmit që e kanë mbajtur një dorë poshtë rrëzimit të Bashës.

A ka ndryshuar Basha dhe nëse po, për kë? është pyetje cinike. Nëse nuk i zëmë besë atij, të paktën duhet t’u besojmë pamundësive të tij.

 

Tags: alfred lelabasharama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Statistikat/ Shtohet numri i të huajve në Gjermani

Oraret/ Tirana pa drita nesër dhe pasnesër

Përcaktohet agjenda e Serisë A, ja datat e sezonit të ri futbollistik







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com