Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndihma ekonomike, Basha: Të çlirojmë vendin nga këta 50 banditë

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha theksoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e Parlamentit.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha foli për një skemë mafioze me pastrimin e parave në sektorin e ndërtimeve. Sipas Bashës, institucionet shtetërore janë me kod omerta të mafies. Basha theksoi se institucionet përgjegjëse që duhet të ndjekin paranë, janë paralizuar, dhe për këtë arsye, po prodhohet një ekonomi e droguar sipas tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Kjo omerta merr fund, kur në këtë sallë, edhe ata nga ky krah i Parlamentit, që nuk duan të digjen si i njomi me të thatin. Do të pranojnë se kjo e keqe, që sot pretendoni të ndaloni me këto propozime në ligj, e ka origjinën të e keqja më e madhe që ka kapur shtetin. Te korrupsioni, i cili përpara se të pastrohet në mënyrë të ndjeshme nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duhet të shfaroset së pari nga kjo sallë. Duke pastruar këtë sallë nga të gjithë ata që bëhen pengesë e zhvillimit normal politik, ekonomik dhe social të vendit, për shkak të abuzimeve që kanë kryer duke shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten në dëm të qytetarëve të shtetit më të varfër të Europës. Përballë fakteve që ju rendita, dhe që lehtësisht mund t’i verifikoni nëpërmjet dokumentave zyrtare, nga ato te SHISH, deri tek ato ndërkomëtare, që tregojnë sa serioz dhe alarmant është fenomeni i pastrimit të parave. Është e qartë se ai nuk mund të zgjidhet me ndryshime estetike, kinse për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE-së. Për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje. Një pikënisje. Pranoni për veten tuaj, pranoni për politikanët atë që kërkoni të bëni të detyrueshëm për noterët, që ju keni sjellë si propozim në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave; Vettingun.

Nëse ky mjet gjykohet nga ju si i nevojshëm për noterët, nëpërmjet të cilit synohet pengimi i pastrimit të parave, e njëjta logjikë duhet të jetë e vlefshme për politikanët. Pse të kemi një trajtim preferencial? Pse dy standarde? Për më tepër, në dallim me noterët, përgjegjësitë e politikanëve janë shumë më të mëdha. Impaktet e vendimeve të politikanëve janë shumë më serioze, ndaj edhe cilësia e politikanëve, pastërtia e figurës së politikanëve, që doemos reflekton edhe vendimmarrjen kundrejt interesit të publikut, e bën të moralshme edhe përpara qytetarëve, që të jemi ne të parët që të kalojnë nga ky filtër. Që kurrsesi nuk mund t’ua imponojmë të tjerëve dhe t’ia shmangim vetes. Pra, kjo çështje është shumë e thjeshtë, dhe duhet të trajtohet me kurajo, pa frikën e fatit personal të askujt. Për të ndalur pastrimin e parave, dhe deformimet e panumërta që pandëshkueshmëria dhe korrupsioni dhe lidhjet me krimin kanë prodhuar në ekonomi dhe në shoqëri, duhet të fillojmë me pastrimin e politikës.

Kjo është çështja kryesore, këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Çdo debat tjetër është një shtytje e panevojshme e një shfaqeje që shqiptarët  e kanë vuajtur në kurriz për shumë gjatë, duke e lënë vendin në pozita të pamerituara në krahasim me shtete të tjera. Por sidomos në raport me ku duhet të ishte për shkak të burimeve natyrore që i ka falur Shqipërisë Zoti, dhe potencialin njerëzor që ka.

Tags: bashakod omertavetting

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
SPAK-u, ose ndryshe: Drejtësia ka nisur të funksionojë

4 mijë euro për gradën "Nënkomisar", SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Balla njësoj si Rama, fton studentët për dialog

Akuzat për "Toyota Yaris", Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com