E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për “Pastrimin e parave”. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i ka sugjeruar kreut të demokratëve Lulzim Basha, që të kallëzojë penalisht në gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha. Ish-kryeministri deklaroi disa ditë më parë se Basha dhe Balla ndanë 1.5 milion eurot e kapura në “Toyota Yaris”.

“Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sugjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota Yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë z. Basha e kallëzova në gjykatë. E mendoj që edhe z. Basha ta kallëzojë penalisht z. Berisha në gjykatë.

Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit). Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju”, tha Balla, ndërsa ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...