E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

Pacienti në fjalë udhëtoi për në vend nga Afrika e Jugut më 26 nëntor, sipas Theoklis Zaoutis, kreu i organizatës së shëndetit publik të Greqisë. Pas mbërritjes, pacienti i infektuar bëri një test të shpejtë i cili doli negativ. Pas testimit të përditshëm, ai doli pozitiv më 29 nëntor dhe varianti Omicron u zbulua sot.

Simptomat e tij mbeten të lehta, dhe ai është vendosur në karantinë. Zaoutis shtoi se megjithëse ka ende boshllëqe dhe nevojiten më shumë informacione rreth variantit të ri, “vaksinat mbeten arma kryesore”, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të vaksinohen.

Greqia kohët e fundit njoftoi vaksinimet e detyrueshme për qytetarët mbi moshën 60 vjeç. Qytetarët që nuk kanë rezervuar dozën e tyre të parë deri më 16 janar, do të përballen me një gjobë mujore prej 100 € (113 dollarë).

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Shpërthim i fuqishëm në Greqi, banorët zgjohen të alarmuar

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...