Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha flet për mediat italiane: Nuk duam pushtet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha flet për mediat italiane: Nuk duam pushtet

Kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për të përditshmen italiane “Il fatto quotidiano” tha se beteja e opozitës nuk është për pushtet, por që Shqipëria të mos jetë më parajsë për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Sipas tij, fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.

Ndërkohë, kreu i PD-së ka folur dhe për rastin e shit-blerjes së votave, ndërsa kërkoi që politikanët e lidhur me krimin të vendosen përpara drejtësisë.

“Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.”, deklaroi Basha.

Intervista:

Pyetje: Presidenti Basha, ju jeni kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës që, prej më shumë se një muaji e gjysëm, po nxjerr në shesh në Tiranë mijëra njerëz kundër qeverisë Rama. Deri më tani kanë qenë 5 protesta, e fundit të shtunën e kaluar, “njëra nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë e sigurisht më e madhja në këto 6 javë” sipas jush. Pse edhe këtë herë policia përdori gazin lotsjellës?

Basha: Forcat e rendit e përdorën në mënyrë të rrezikshme dhe krejt të pajustifikueshme. Gazi lotsjellës u përdor qysh në fillim prej policisë dhe jo si alternativa e fundit e mundshme. Ekzistojnë pamje që tregojnë sesi gazi lotsjellës është përdorur në mënyrë të qëllimshme nga forcat policore për të dëmtuar protestuesit. Synimi është i qartë, nuk duan që njerëzit, veçanërisht gratë dhe familjarë me fëmijë, të marrin pjesë në protesta.

Pyetje: Nuk besoni se të rreshtoheni përkrah një partie si LSI, e cila për 4 vjet me radhë ka qenë në pushtet fiks me Edi Ramën, i heq disi besueshmërinë protestës tuaj?

Basha: Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pisëta.

Pyetje: Kush e thotë?

Basha:  Në 3 vitet e fundit, sipas Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Evropës Perëndimore. Paraja e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.

Pyetje: Çfarë kërkoni ekzaktësisht?

Basha: Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.

Pyetje: Gjithsesi, Edi Rama, në një intervistë për “Fatto”-n ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka një revoltë të popullit, por revoltë të një opozite e cila, “u dërgua në shtëpi, pasi shkatërroi ekonominë dhe zhyti vendin në kënetën e pandëshkueshmërisë”.

Basha: Këto janë deklarata propagandistike, tipike të liderëve autokratë, të cilët mendojnë se po flasin në emër të popullit dhe që çdo kritikë e klasifikojnë si një tentativë për t’u kthyer prapa, në të shkuarën. Në fakt, kemi të bëjmë me një pakënaqësi e mjerim masiv, i cili po mishërohet jo vetëm në protesta e revolta masive, por edhe në një fluks masiv emigrimi. Vetëm gjatë viteve të kësaj qeverisjeje, thuajse 200 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në njërin nga vendet anëtare të BE-së. Para ardhjes së Ramës në pushtet, ky numër ishte më pak se 50 mijë dhe fenomeni i azilkërkimit thuajse po zhdukej.

Pyetje: Nëse do të votohej nesër, cilat janë gjasat që partia juaj të fitonte?

Basha: Kjo e jona nuk është një betejë për pushtet. Po luftojmë që të ketë drejtësi dhe një qeveri për qytetarët. Në këtë betejë besojmë se kemi edhe mbështetjen e shumicës dhe sondazhet e konfirmojnë këtë.

Tags: bashadrejtesiMediat italianeopozitashitblerje e votes

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Nga Gaz Paja te Redi Jupi, njihuni me 100 emrat e ekipit të Veliajt për Tiranën

Nga Gaz Paja te Redi Jupi, njihuni me 100 emrat e ekipit të Veliajt për Tiranën

Ermal Mamaqi rikthehet në ‘Portokalli’

Ermal Mamaqi rikthehet në ‘Portokalli’

“Kriminelët po e tërheqin zvarrë”/ Vasili sulmon Ramën: Të pret burgu

"Kriminelët po e tërheqin zvarrë"/ Vasili sulmon Ramën: Të pret burgu

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com