Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha flet me emra: Personat që i duam në burg, largimi i Ramës i panegociueshëm

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha flet me emra: Personat që i duam në burg, largimi i Ramës i panegociueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të dhënë mesazhin se janë kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. Në takimin me qytetarët e Kurbinit, Basha tha se drejtësia e vërtetë është motiv kryesor i protestës, por përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, ai do të mbrojë pushtetin e tij kriminal dhe të korruptuar duke penguar reformën e vërtetë në drejtësi dhe integrimin europian të vendit.

“Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.”– u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Basha tha se emërimi i një prokurori politik në kundërshtim me kushtetutën dhe pa veting është projekt i Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, me të cilin e bashkon pakti mafioz I heshtjes për ruajtjen e pushtetit.

“I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë.”-tha Basha.

Kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të sqarojnë derë më derë shqiptarët se për shkak të Aleancës së Edi Ramës me krimin shqiptarët sot nuk zgjedhin dot një qeveri në shërbim të tyre, ata janë më të varfër, paguajnë më shumë taksa, po u përkeqësohet shërbimi shëndetësor dhe po bëhen eksperimente me arsimin e fëmijëve të tyre.

“Ndaj objektivi politik i opozitës është i shprehur fare qartë. Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës, objektiv kryesor i aksionit tonë opozitar, dhe i protestës së 27 janarit dhe i çdo aksioni tjetër qytetar që do të pasojë. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t’i rezistojë pjesëmarrjes masive qytetare.” –tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se një qeveri antimafia do të garantojë zgjedhje legjitime, me parlament dhe qeveri legjitime, që nuk e blen pushtetin, por e përdor atë për zhvillimin e vendit dhe mirëqënien e shqiptarëve.

Tags: bashaburgduamemrafletlargimipanegociueshëmpersonatRamës

TË LIDHURA

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë
Aktualitet

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë

21:19 | 03/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë
Politikë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Përfundon mbledhja e PS, deputetët dhe ministrat shfaqen të buzëqeshur pas ndarjes së detyrave
Politikë

Përfundon mbledhja e PS, deputetët dhe ministrat shfaqen të buzëqeshur pas ndarjes së detyrave

21:06 | 03/10/2025
Next Post
Video/Panik në skenë, fansja “sulmon” këngëtaren e njohur

Video/Panik në skenë, fansja "sulmon" këngëtaren e njohur

Berisha sulmon Lu e Vlahutin: Kanë kaluar çdo cak, janë ambasadorë të Ramës

Gjuha shqipe në Maqedoni, Berisha: Arritje dhe fitore historike

Hajdari: Dy projektet që godasin abuzimin në inspektoriate

Hajdari: Dy projektet që godasin abuzimin në inspektoriate

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

by mirseda
22:40 | 03/10/2025
0

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të...

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

22:19 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

21:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com