Ka përfunduar mbledhja e Lulzim Basha me krerët e rretheve të PD, ndërsa ka theksuar se do të vijojnë protestat për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën nga dhunimi politik.
Protestat do të zhvillohen kundër kapjes politike, ndërsa me anë të këtij marshimi popullor ne do të vendosin nëse do të jetojmë të lirë ose jo.Takimi i Bashës vjen në një kohë kur zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm kundërshtohet forcërisht nga opozita me pretendimin se Rama po dhunon kushtetutën. Do t’i prijmë protestave popullore, për të mbrojtur drejtësinë dhe nuk do të lejojmë që të kapet nga Rama.
“Do t’i prijmë revoltës popullore për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi fasadë. Shqiptarët të bashkuar për të ndalur kryeministrin kryeprokuror. Protesta vendos, nëse shqiptarët do të jetojnë apo jo të lirë dhe në demokraci”-tha Basha.