Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha braktis Berishën e Kryemadhin pas ultimatumit të Palmer

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha braktis Berishën e Kryemadhin pas ultimatumit të Palmer

Tentativat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të rrëzuar me forcë qeverinë, duket se kanë dështuar totalisht. Dje militantët e opozitës dolën sërish në protestë, protestë e cila shihej si finale, pasi është e treta protestë masive pas atyre të 16 marsit dhe 16 shkurtit. Por dje u dëshmua qartë se PD e LSI pak nga pak po prekin fundin pas djegies së mandateve. Ndryshe nga herët e tjera, dje u protestua pasdite dhe po ashtu kishte reshje shiu. Kjo ndikoi edhe në pjesëmarrje, pasi krahasuar me 2 protestat e tjera, pjesëmarrja ishte shumë më e ulët. Por dje u konfirmua ajo që gazeta e ka thënë prej ditësh, që kemi një sherr të brendshëm mes Bashës, Berishës dhe Kryemadhit. Këta të fundit kërkonin destabilizim dhe burime nga PD kishin bërë me dije se do tentohej futja në Kryeministri. Turma e çau kordonin e policisë, por vetëm kaq, pasi nuk pati tentativë për të hapur portën hyrëse. Më pas turma u drejtua te Kuvendi, ku dhe aty pati disa tentativa të dështuara për të hyrë brenda, por incidentet ishin të pakta.

Përplasjet Basha-Kryemadhi

Protesta e djeshme e tregoi fare qartë se kemi një ndarje mes Bashës e Kryemadhit. Së pari, ndryshe nga protestat e tjera, Kryemadhi mblodhi militantët e saj para selisë së LSI, ndërsa Basha i mblodhi para PD. Në protestat e tjera tubimet bëheshin në PD. Elementi i dytë është se para Kryeministrisë ishte vetëm Basha ai i cili mbajti një fjalë rasti, duke sulmuar qeverinë dhe duke kërkuar largimin e Ramës. Por kryetarja e LSI u la jashtë. Detaji tjetër është se ishte Basha ai që organizonte skenarin e protestës dhe tërhoqi militantët drejt Kuvendit. Po ashtu, gazeta ndoqi nga afër këtë tubim dhe u vu re se Basha rrinte i veçuar, ndërsa Kryemadhi qëndronte afër Berishës. Të gjithë këto elementë tregojnë qartë se Basha po u bindet amerikanëve. Gjatë javës që lamë pas zyrtari amerikan, Matthew Palmer, zhvilloi takime në Tiranë dhe në takimet që pati me Bashën e Kryemadhin, ai kërkoi 2 gjëra: Të mos ketë bojkot në zgjedhje dhe të mos preket asnjë centimetër nga institucionet. Kryemadhi menjëherë pas takimit e dha sinjalin e nuk do i dëgjojë amerikanët pasi tha se do i zgjidhim vetë hallet. Por Basha duket se ju bind Palmer dhe dje u dëshmua qartë një gjë e tillë. Incidentet ishin sporadike, ndërsa Kryeministria e Parlamenti nuk u prekën.

Flet Basha

Para Kryeministrisë i vetmi që foli ishte kreu demokrat Lulzim Basha. Ai tha se nuk do të ketë kurrë pakt me krimin. “Ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve. Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë ‘Rama Ik’”, shtoi më pas Basha. Kryetari i PD-së përsëriti vendosmërinë e forcës së tij politike, por edhe të gjithë protestuesve, se nuk do të bëjnë kompromis me kryeministrin Rama, duke ia adresuar mesazhin e tij edhe faktorit ndërkombëtar. “Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë. Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh”, tha Basha. Vetë eksponentë të PD, por dhe Berisha ja kishte bërë të qartë Bashës se 13 prilli është vendimtar për kauzën e opozitës. Por dje ishte e njëjta situatë si më 16 mars, ku turma lëvizte nëpër rrugët e Tiranës. Kjo dëshmon qartë se tani aksioni po rrënjoset dhe PD e LSI po hyjnë në një rrugë të vështirë. Çdo ditë po tregohet se djegia e mandateve mund të sjellë fundin e këtyre dy partive. /gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishaKryemadhiproteste

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
Video/MK-Ultra, eksperimentet e tmerrshme të CIA-s për kontrollin e mendjes njerëzore

Video/MK-Ultra, eksperimentet e tmerrshme të CIA-s për kontrollin e mendjes njerëzore

Detajet/Zbulohet parcela me 915 fidanë kanabis në Greqi, shkatërrohet banda shqiptare

Detajet/Zbulohet parcela me 915 fidanë kanabis në Greqi, shkatërrohet banda shqiptare

Digjet në mes të natës makina e një femre

Digjet në mes të natës makina e një femre







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com