Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social Facebook një përshkrim grafik. Basha shkruan ndër të tjera se “hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla”.
“Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro! Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Ndiqni më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan kreu i PD-së.