Moderatorja e njohur Nevina Shtylla është marrëzisht e dashuruar me një jurist dhe së fundmi fotot ku ajo shfaqet me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën gjenden kudo nëpër mediat rozë.
“Panorama Sport” shkruan se “Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”. Madje thuhet se Arbri po e shoqëron Nevinën në pushimet e saj, edhe pse nuk duket në asnjë foto që moderatorja publikon! Ai ka një profil privat në Instagram, e megjithatë nuk ka qenë e vështirë të sigurohen disa foto të dyshes.