E premte, 3 Korrik, 2020
34 C
Tirana

Baret dhe restorantet shkurtuan me 22% personelin nga kriza e COVID-19

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga karantinimi, pas masave drastike të marra për të kufizuar përhapjen e infeksionit të Covid-19.

Në javën e dytë të marsit ato u detyruan të mbyllen me shpejtësi. Në vend ka rreth 18 mijë bare e restorante (82% e të cilave janë bar-kafe), sipas INSTAT, me mbi 50 mijë të punësuar, ose rreth 10% të të punësuarve në sektorin privat në total.

Të dhënat e para të INSTAT, bëjnë të ditur se pasojat ishin të mëdha dhe baret dhe restorantet rezultojnë më të goditurat sa i takon efektit në punësim.

Për tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve në këtë aktivitet ra me 21.7% dhe fondi i pagave u tkurr me rreth 20.6%, duke shënuar performancën më të keqe nga të gjithe sektorët e shërbimeve sa i takon punësimit.

Në të gjithë aktivitetet e tjera të shërbimeve, numri i të punësuarve ishte në rritje në tremujorin e parë, duke reflektuar ecurinë e dy muajve të parë të vitit, por duket se baret e restorantet morën goditje më të shpejtë dhe më të fortë. Edhe indeksi i shitjeve të këtij aktiviteti ishte negativ, ndonëse në nivele të ulëta, për shkak të amortizimit të dy muajve të parë të vitit.

Edhe pse baret e restorantet tashmë janë hapur, pas dy muaj mbylljeje, ecuria nuk duket shumë pozitive. Operatorët e tregut pohojnë se konsumi dhe frekuentimi është i ulët, sidomos për restorantet.

Ndërsa klubet e natës, që kishin dhe konsumin më të lartë, vijojnë të jenë të mbyllura. “Nëse qeveria nuk ndërhyn me grante apo subvencionim të qirasë, këto biznese do të falimentojnë. Flasim për struktura që kanë kushtuar me qindra apo mijëra euro dhe me kosto të lartë në mirëmbajtje”, pohon Jahaj, Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve.

Lexo edhe :   Fauci: Nuk do habitesha nëse SHBA regjistron 100 mijë raste të reja në ditë
Lexo edhe :   Maqedoni e Veriut/ Regjistrohen 165 raste të reja, ulet numri i viktimave

“Ne si shoqatë parashikojmë që do të ketë një falimentim në masë, sidomos bizneset familjare të ngritura me investime minimaliste nuk do t’i mbijetojnë dot krizës dhe sjelljes sonë ndryshe”, ka pohuar më herët ai për Monitor.

Shqipëria rekord në botë

Në raport me popullsinë, kemi vendosur rekord vitet e fundit. Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT për numrin e bareve dhe popullsinë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Psh, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ballkani Perëndimor i ‘mbërthyer’ nga koronavirusi, qindra raste dhe dhjetëra viktima

Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm...

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka bërë lidhjen mes vrasjeve që kanë tronditur qytetet e Elbasanit dhe Durrësit. I ftuar në emisionin “ABC News”, në...

“Zero karbon” deri në 2038/ Parlamenti gjerman miraton projektligjin e rëndësishëm

Parlamenti gjerman ka miratuar sot një projektligj për të hequr nga përdorimi qymyrin, deri në vitin 2038. Ky projektligj erdhi si pasojë e kritikave nga...

Pse pakënaqësinë ndaj Shqipërisë e lidhin me Ramën

Nga Ben Andoni Retorika e gjatë e kryeministrit shqiptar në Kosovë mbushur me figuracionin e tij të zakonshëm dhe diskursin parabolik kuptohet se nuk do...

Meta pret në Presidencë Avdullah Hotin

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i shtetit...