Tërmetet s’kanë të ndalur. Nga një anë njerëzit qëndrojnë të izoluar brenda shtëpive, për të mos u infektuar nga COVID-19, nga ana tjetër, vala e tërmeteve ka përfshirë botën.
Mëngjesin e sotëm, pjesa juglindore e Iranit është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë.
Lëkundjet janë ndier në orën 11:10 të mëngjesit me kohën lokale, në qytetin Faryab të provincës Kerman, në një thellësi 14 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit. Për fat të mirë, nuk raportohen viktima.
Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet janë të shpeshta.