Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Bamir Topi zbardh pazaret e fshehta mes PD, PS dhe LSI

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Refuzoj në mënyrën më absolute”/ Bamir Topi “sfidon” Ramën

Ish-presidenti Bamir Topi, tha se marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitën, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, ai deklaroi se marrëveshja nuk është gjë tjetër veçse një sajesë e politikës shqiptare, që bëjnë një strukturë të posaçme për të rifutur në lojë disa parti politike, jo pak të rëndësishme, që me vullnetin e tyre dolën nga loja. Duke dëshifruar më tej situatën dhe mosdakordësinë mes palëve, Topi tha se kjo u bë për t’i futur ata në shina politike, pasi aty kemi një opozitë parlamentare.

“Marrëveshja e 5 qershorit është një pamje që përsëritet në mënyrë ciklike. Sa herë jemi në prag të një reformimi, pasi reformimi i kodit zgjedhor është bërë pafundësisht dhe vijon të mbetet ende më problematiku.

Nuk e kam parë këtë situatë në qelizë, pasi e di fare mirë se çfarë po gatuhet, në cilën kuzhinë po gatuar dhe çfarë gjelle do të hamë.

Kjo i takon ekskluzivisht politikës shqiptare, dhe çdo aktor ndërkombëtar futet për t’i vendosur ata në normalitet që gjithmonë është jashtë saj. Opozita e pa se duke mbetur jashtë, ky tjetri që ka përball nuk ‘të fal’ dhe shikojmë një pamje të çuditshme, një njeri që ka gjithçka dhe një opozitë të çoroditur dhe pa vizion dhe vendimmarrje emocionale të çastit.

Marrëveshja është një sajesë e politikës shqiptare, që bëjnë një strukturë të posaçme për të rifutur në lojë disa parti politike, jo pak të rëndësishme, që me vullnetin e tyre dolën nga loja. Kjo u bë për t’i futur ata në shina, por në shina politike, jo ato institucionale, pasi aty kemi një opozitë parlamentare.

Politika shqiptare është në anormalitet, kjo nuk është një opozitë normal, por as ky pushtet nuk është normal, duke krijuar një situatë anormaliteti në Shqipëri”, tha Topi.

Pse opozita dhe mazhoranca refuzojnë listat e hapura? Për ish-presidentin Bamir Topi janë arsye të ndryshme, por që kanë të njëjtin qëllim që ‘listat të mos hapen dhe kryetari të ketë fuqinë absolute’.

“Opozita i trembet listave të hapura, pasi në strategjinë e tyre; kryetarët e partive aleate i fusin në listat për deputet dhe kjo do të ndodh pasi në të kundërt do i mbeten aleatë rrugëve. Pra nuk ka interes. Te mazhoranca janë probleme të tjera, PS 8 vitesh fillon dhe bie autoriteti i kryetarit, mbase nuk kanë kurajën sot të dalin kundër drejtpërdrejtë. Edhe pse arsyet janë të ndryshme, ata janë të dyja në një pikë, kundër listave të hapura”, deklaroi Topi.

Tags: Bamir Topimazhorancaopozita

TË LIDHURA

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë
Aktualitet

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje
Aktualitet

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
Next Post
A pritet një valë e dytë infektimi? Brataj: Shqipëria është e përgatitur

Drejtori i Urgjencës Kombëtare zbulon nëse do karantinohemi përsëri

“Noizy e ndihmoi të dilte nga burgu”, gazetarja nxjerr detaje nga varrimi i Hekuran Billës

“Noizy e ndihmoi të dilte nga burgu”, gazetarja nxjerr detaje nga varrimi i Hekuran Billës

Këshilli Politik po rishkruan marrëveshjen

Këshilli Politik po rishkruan marrëveshjen







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com