Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje të reja, lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës. Lala ka treguar në emisionin “Opinion”, se e kishte takuar edhe më parë Billën në burgun e Fushë-Krujës. Të ndjerin e thërrisnin Lani.
Lala përmendi edhe emrin e reperit Noizy, i cili duhet se e ka ndihmuar Hekuran Billën për të dalë nga burgu. Madje ajo ka shtuar se ai ka marrë pjesë edhe në varrimin e tij, bashkë me personazhe të njohur të botës së krimit, por nuk ka përmendur emra të këtyre të fundit.
“Unë e kam takuar personalisht në burgun e Fushë-Krujës. Në burg e thërrisnin Lani. Debati ka nisur në Londër për parkingjet. Fillimisht me viktimën janë rrahur dhe më pas ka marrë armën dhe ka marrë Prel Markun. Gjithashtu një tjetër u plagos dhe sot ecën me vështirësi.
Noizy e takonte në burgun e Fushë-Krujës, e ka ndihmuar për të dalë nga burgu. Janë investuar. Madje ka qënë në varrimin e tij, bashkë me emra problematikë të botës së krimit”, tha ajo.
Hekuran Billa mbeti i vdekur pas një atentati mafioz, tek zona e “Komunës së Parisit”.
Billa kishte rreth një vit që ishte liruar nga burgu, dhe pas daljes, ai i ishte përkushtuar biznesit.