Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Balluku: ‘Kutia e Pandorës’ u hap, kinezët vetëm na kanë vjelë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balluku: ‘Kutia e Pandorës’ u hap, kinezët vetëm na kanë vjelë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha në një konferencë për mediat se është faji është i koncesionarit kinez, i cili nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht thirrjeve të organeve mbikëqyrëse për të rritur sigurinë në Rinas. Balluku tha se tashmë është hapur “Kutia e Pandorës”, dhe gjithçka do të sqarohet lidhur me mungesën e kushteve dhe detyrimeve për cilësinë e shërbimeve, që kompania nuk plotëson. Në fjalën e saj, ajo tha se ngjarja e 9 prillit është e përsëritur, por edhe më e sofistikuar në krahasim me rastet e kaluara.

Grabitja/ “Ju dini vetëm një pjesë”, Balluku shpërthen ndaj kompanisë kineze

“Ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e përsëritur, por fatkeqësisht edhe më e sofistikuar nga keqbërësit në krahasim me herët e tjera, ç’ka sjell cënimin e sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, pasi aviacioni civil nuk ka kufi.

Përsëris qëndrimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare, për të zgjidhur një herë e përgjithmonë një problem madhor, të cilin e kemi trajtuar me kujdes dhe konform normave dhe rregullave që aviacioni kërkon.

Fatkeqësisht, gjetjet dhe detyrat që i janë lënë kompanisë koncesionare dhe këtu po i referohem vetëm periudhës nga korriku 2016, pas grabitjes së parë në pistën e këtij aeroporti, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Masat e marra kanë qenë sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme. Masat e marra nga koncesionari i TIA kanë qenë sa për të kaluar radhën, dhe për të vazhduar qetësisht vjeljen e kësaj kontrate të gabuar që në gjenezën e saj.

Kontratë kjo që nuk i ka lënë hapësirë shtetit shqiptar për të penalizuar kompaninë kineze, dhe për ta bërë atë të ndërgjegjshme për dëmin që i ka krijuar Shqipërisë.

Të ardhurat dhe taksa për pasagjerë prej 3 eurosh që kompania vjel, nuk u përdoren për investime serioze për pasagjerët.

S’po ndalem sot në detajet e kushteve të munguara në këtë aeroport, i vetmi aeroport ndërkombëtar për momentin, pasi “Kutia e Pandorës” është hapur dhe do të kemi kohë plot për të sqaruar mungesën e kushteve dhe detyrimeve për cilësinë e shërbimeve që kompania nuk plotëson.

Këto të ardhura nuk janë përdorur as për të rritur sigurinë e aeroportit, ashtu siç është kërkuar nga organet mbikëqyrëse.

I vetmi investim që kompania kineze ka për zemër, janë parkingjet. Ti shtojë ato dhe të vjelë fitime të lehta, duke harruar kush është objekti kryesor i sipërmarrjes së tyre në Shqipëri”, përfundoi ajo.

 

Tags: belinda ballukuMasatrinas

TË LIDHURA

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Next Post
“Nuk po shkojmë në luftë”, Xhaçka ironizon Bashën dhe Metën nga Rinasi

“Nuk po shkojmë në luftë”, Xhaçka ironizon Bashën dhe Metën nga Rinasi

Rama tallet me Bashën: Deri në 2021 ka kohë të përmirësojë selfiet nga vetura!

Rama tallet me Bashën: Deri në 2021 ka kohë të përmirësojë selfiet nga vetura!

“Jep dorëheqjen”, ministri Lleshaj i përgjigjet opozitës: Këtë e vendos unë

“Jep dorëheqjen”, ministri Lleshaj i përgjigjet opozitës: Këtë e vendos unë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com