Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ballkani Perëndimor e ka të vështirë të distancohet nga krimet e të shkuarës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ballkani Perëndimor e ka të vështirë të distancohet nga krimet e të shkuarës

Nga: Nicola Gjorgjevic “Emerging Europe”

Kanë kaluar mbi 20 vite nga konfliktet e fundit të armatosura në Ballkanin Perëndimor, por efektet e tyre vazhdojnë të ndikojnë tek e tashmja. Ndërsa vendet në rajon, po përpiqen të ndërmarrin nisma të bashkëpunimit rajonal, si e ashtuquajtura Marrëveshje e mini-Shengenit, tensionet e vjetra etnike dhe fetare, janë ende pjesë e politikës rajonale.

Dhe një nga fushat ku kjo është me e dukshme, ka të bëjë mënyrën se si ngjarjet e viteve 1990, nga shpërbërja fillestare e Jugosllavisë deri në Luftën e Kosovës, përkujtohen anembanë rajonit. Sipas një raporti të fundit të Nismës së Kujtesës Përfshirëse në Ballkanin Perëndimor nga PAX, një OJF holandeze, e cila punon në zonat e konfliktit për të promovuar paqen dhe pajtimin, përkujtimi përjashtues dhe me tone nacionaliste, mbizotëron mbi çdo përpjekje për të formuar një kulturë gjithëpërfshirëse të kujtesës, që do të dënonte të gjitha krimet e luftës, duke kujtuar dhe nderuar të gjitha viktimat.

Përkundrazi, elitat politike të rajonit, vazhdojnë të respektojnë narrativat kombëtare të viktimave, ndërsa injorojnë ose minimizojnë çdo krim të kryer nga pala e tyre. Për më tepër, projektet që në fakt përpiqen të krijojnë një perspektivë pluraliste, shkaktojnë në përgjithësi antagonizëm dhe kritika nga ata që janë në pushtet.

Vlerësimi i kriminelëve të luftës, është shndërruar në një normë në të gjithë rajonin. Por se pse janë kaq të rëndësishme politikat gjithëpërfshirëse të kujtesës? “Ato mund të ndihmojnë ta shohësh tjetrin si qenie njerëzore. Që të dy kombet keni humbur plot njerëz, shtëpi, dhe ndoshta mund të lidheni më lehtë dhe ta shihni njëri-tjetrin jo vetëm si kundërshtarë, por edhe si njerëz të tjerë nga i njëjti i njëjti rajon”, thotë Simona Remijnse, një nga autoret e raportit dhe menaxhere e projektit për Ballkanin Perëndimor në PAX.

Kur Boris Milosevic, një anëtar i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci, dhe zëvendëskryeministër i ngarkuar me çështjet sociale, vendosi të marrë pjesë në një përkujtim të Operacionit “Stuhia”,  beteja e fundit e madhe e Luftës Kroate për pavarësi- në Knin, reagimet në Serbi ishin shumë negative.

“Çdo serb do të turpërohej nga një gjest i tillë!”-shkroi e përditshme serbe “Novosti’. Milosevic u kritikua edhe nga disa nacionalistë kroatë të krahut të djathtë, që e panë pjesëmarrjen e tij, si një mënyrë për të “imponuar një narrativë serbe”.

Operacioni “Stuhia”, mbetet një nga ngjarjet më të diskutueshme në historinë e kohëve të fundit në rajon. I cilësuar nga Kroacia si një çlirim i territorit të pushtuar, Serbia e konsideron atë si një fushatë të spastrimit etnik. Në shtator të këtij viti, kryeministri kroat Andrej Plenkovic, ishte i pranishëm në një përkujtimore për civilët serbë që u vranë në Varivode.

Ai ishte kryeministri i parë kroat në 20 vitet e fundit, që mori pjesë në atë përkujtimore. Por, përkundër këtyre ngjarjeve, ngjarjet përkujtimore rajonale mbeten kryesisht ekskluzive dhe nacionaliste, siç vëren edhe raporti PAX. Ka ende organizata në rajon, që po përpiqen ta ndryshojnë situatën.

Gjithsesi sipas raportit, aktivitetet e tyre janë të organizuara kryesisht ad hoc, dhe nuk ka një rrugë të qartë sesi këto aktivitete mund të sjellin ndryshime të qëndrueshme strukturore, në lidhje me mënyrën e përkujtimit të ngjarjeve tragjike të viteve 1990.

Siç vëren raporti, bashkëpunimi midis këtyre nismave në një nivel rajonal ka ndodhur, por jo në një mënyrë strategjike, çka ka çuar shpesh në aktivitete të dubluara. Në tetor të këtij viti në Beograd u mbajt fetivali “Mirëdita, Dobar dan!” (Ditën e mirë në shqip dhe serbisht), që mbahet rregullisht që nga viti 2004.

Ai u rrethua në formë presioni nga protestuesit e organizatave të ekstremit të djathtë. Nga ana tjetër, projektet gjithëpërfshirëse të përkujtimit të së shkuarës, fokusohen në kryeqytete dhe qendrat rajonale, duke lënë jashtë vëmendje shumë nga ata që jetojnë nëpër fshatra.

Por nisur nga klima që ekziston aktualisht në rajon, a është realiste që kjo OJQ të presë ndihmë dhe mbështetje nga qeveritë? “Duke pasur parasysh njerëzit dhe partitë aktuale në pushtet, shpresa është e zbehtë”, thotë Remijnse.

Por ajo shton se gjithsesi, organizatat e shoqërisë civile duhet të vijojnë të përpiqen, që të ndërtojnë ura me qeveritë kombëtare dhe lokale. “Nuk do të jetë aspak lehtë, dhe nuk do të ndodhë për disa ditë, por është një sfidë e gjatë që duhet përballuar”- shton ajo.

Por a ka shpresë që rajoni të nisë të përkujtojë të shkuarën në një mënyrë gjithëpërfshirëse, larg emocioneve nacionaliste dhe drejt perspektivës së mirëkuptimit? Remijnse beson se po. Por kjo sipas saj do të kërkojë shumë kohë. Gjithashtu ajo shton se aktivitetet ndërkufitare janë vërtet shumë të rëndësishme, veçanërisht ato me të rinjtë, të cilët duket se në këtë mënyrë kanë rastin që t’i dëgjojnë historitë nga një këndvështrim tjetër.

Së fundmi, edhe Bashkimi Evropian, mund të luajë një rol me ndikim, duke dërguar mesazhe më të qarta ndaj Ballkanit Perëndimor, në lidhje me nevojën për një përkujtesë gjithëpërfshirëse dhe për një politikë të kujtesës, që nuk duhet të jetë nacionaliste dhe as e njëanshme. “Kjo nuk është diçka që do të ndryshojë brenda natës, ajo kërkon breza të tërë”- përfundon Remijnse.

Burimi i lajmit: https://emerging-europe.com/after-hours/politics-of-memory-and-memorialisation-is-there-an-inclusive-way-forward-for-the-western-balkans/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani PerëndimorMarrëveshje e mini-Shengenitpolitika rajonale

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Moderna pritet të kërkojë sot autorizim për vaksinën Covid-19

Moderna pritet të kërkojë sot autorizim për vaksinën Covid-19

Bulqizë/ Motori del nga rruga, 32-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës (Emri)

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën drejtuesi i motorit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com