Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Balla: Shqipëria në një fazë të rëndësishme, Gjermania mbështet fillimin e bisedimeve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balla: Shqipëria në një fazë të rëndësishme, Gjermania mbështet fillimin e bisedimeve

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla  gjatë qëndrimit në Berlin ka vijuar takimet sot në Parlamentin Gjerman (Bundestag) dhe me përfaqësues të Qeverisë gjermane.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Balla zhvilloi takime të veçanta me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane si,  Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, z. Manuel Sarrazin, deputet i Partisë së Gjelbërt, z. Jurgen Martens, anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte biseda lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian si dhe shqyrtimi i rekomandimit nga Bundestagu gjerman në një kohë sa më të afërt. Sipas Ballës, të tre këto grupe parlamentare janë shprehur pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti.

Në Grupin e CDU/CSU, Balla zhvilloi një takim me Anëtarin e Presidencës së kësaj partie, deputetin Olav Gutting me të cilin bisedoi jo vetëm mbështeten për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe bashkëpunimi ekonomik shumëplanësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Gutting i cili është gjithashtu edhe anëtar i Bordit të KfW u shpreh se Gjermania përmes projekteve të ndryshme në Shqipëri ka pasur si synim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, forcimin e sektorit energjetik, përmes investimeve në linjat e interkonjeksionit dhe përmirësimin e furnizimit me ujë, të kanalizimeve dhe të trajtimit të integruar të mbetjeve.

Ndërsa Balla nga ana e tij u shpreh se Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer. Kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë ishte tema e një bisede të shkurtër edhe me Ministrin Gjerman të Ekonomisë dhe Industrisë zotin Peter Altmaier.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u prit gjithashtu me një darkë zyrtare edhe nga Sekretari i Shtetit për Drejtësinë, z. Christian Langhe.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

“Në këto dy ditë të qëndrimit në Gjermani patëm mundësi të zhvillonim takime, qoftë me përfaqësues të Bundestagut, po ashtu edhe me përfaqësues të qeverisë, sikurse ishte takimi me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi, z. Christian Lange ku bashkëndamë gjykimin se Shqipëria tashmë është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian pas marrjes së rekomandimit pozitiv. Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bazuar në një analizë teknike të të gjithë kritereve që një vend duhet të përmbushë në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

Reforma në Drejtësi është kryefjala mbi të cilën bazohet argumentimi kryesor i hapit të rëndësishëm te ndarjes së Shipërisë nga tranzicioni i tejzgjatur. Reforma në Drejtësi është një garanci, jo vetëm për shtetin e së drejtës në Shqipëri, por është gjithashtu një garanci për investitorët gjermanë të cilat çdo ditë e më shumë shfaqin interes lidhur me mundësitë e investimit nga ana e tyre në Shqipëri. Ashtu si Komisioni Europian edhe autoritetet gjermane vlerësojnë se ecuria e kësaj reforme është shumë e mirë.

Një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh nuk e kanë kaluar procesin e vettingut, për shkak të evidentimit të problematikave që lidhen, qoftë me pastërtinë e figurës, qoftë me pasurinë apo me përgatitjen profesionale, tregon sa e rëndësishme dhe sa domethënëse ka qenë kjo reformë.

Madje, siç theksohet edhe këtu në Gjermani, ky model i një reforme të thellë duhet të merret shembull edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Kujtoj këtu, se Reforma në Drejtësi është një investim dhe angazhim i kancelares Merkel, po ashtu edhe i qeverisë së SHBA, të cilët vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje implementimin e kësaj reforme. Edhe këtu nga Berlini dua ta them shumë qartë se kushdo politikan që është kundër kësaj reforme është automatikisht kundër rrugës europiane të Shqipërisë.

Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë.

Roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, është një rol që Gjermania dhe Bashkimi Europian e vlerësojnë edhe për faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka një politikë të jashtme në të njëjtën linjë me Gjermaninë dhe me BE-në.

Një çështje dhe një fushë e rëndësishme e diskutimit ishte padyshim bashkëpunimi me Gjermaninë. Gjermania mbetet investitori kryesor në Shqipëri, me më shumë se 1 miliardë euro investime gjatë 25 viteve të fundit ku në mënyrë të veçantë do të doja të theksoja angazhimin e KfW.

Përmes KfW, Shqipëria ka përfituar një numër të madh investimesh të fokusuara në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit tonë.

Bëhet fjalë për linjat e interkonjeksionit dhe linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike, rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave urbane dhe rurale, po ashtu të trajtimit të ujërave të zeza apo edhe të trajtimit të mbetjeve. Një dimension tjetër është edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Gjermanisë në strukturat e arsimit profesional në Shqipëri. Pra, biseda me  Guting apo me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave gjermane ishte një dimension tjetër i kësaj vizite pasi Gjermania është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë me të cilin duhet të intensifikojmë edhe më gjerë bashkëpunimin ekonomik.

Janë të shumta kompanitë gjermane që veprojnë në Shqipëri, por ne ende kemi shumë mundësi për të ofruar pasi një sektor i cili është ende i paeksploruar është sektori i turizmit ku plot kompani gjermane janë në proces diskutimi me Qeverinë Shqiptare dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë është e mundur që të kemi sa më shumë operatorë turistikë gjermanë në Shqipëri.

Po ashtu dua të ndaj me ju faktin që gazeta më e madhe gjermane, përsa i përket edhe qasjes në politikën e jashtme, Die Welt kishte një edicion të veçantë kushtuar Shqipërisë. Në më shumë se 50 faqe kjo gazetë kishte prezantuar një Shqipëri të vërtetë, jo Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t’i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë.

Tags: anëtarësimitballaështëfazëGjermaniarëndësishmeshqiperia

TË LIDHURA

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.
Aktualitet

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.

10:56 | 21/11/2025
Plarent Dervishaj kërkon përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.
Aktualitet

Plarent Dervishaj kërkon përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.

10:48 | 21/11/2025
Delegacioni gjerman në SPAK, forcohet bashkëpunimi kundër krimit
Aktualitet

Delegacioni gjerman në SPAK, forcohet bashkëpunimi kundër krimit

10:42 | 21/11/2025
Next Post
Veterani 93 vjeçar i bën komentin epik Melanies, ja si reagon Trump

Veterani 93 vjeçar i bën komentin epik Melanies, ja si reagon Trump

Negociatat/ Zaev: Nëse nuk marrim vendim pozitiv, mund të bjerë qeveria

Negociatat/ Zaev: Nëse nuk marrim vendim pozitiv, mund të bjerë qeveria

Rruga e Shqipërisë drejt BE, Rama për “Die Welt”: Bëmë reforma që vendet negociuese s’i kanë

Rruga e Shqipërisë drejt BE, Rama për “Die Welt”: Bëmë reforma që vendet negociuese s’i kanë







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.
Aktualitet

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.

by mirseda
10:56 | 21/11/2025
0

Ivi Kaso dhe Fatmir Xhafaj janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për Nismat Qytetare,...

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?

10:51 | 21/11/2025
Plarent Dervishaj kërkon përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.

Plarent Dervishaj kërkon përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.

10:48 | 21/11/2025
Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH,

Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH,

10:45 | 21/11/2025
Delegacioni gjerman në SPAK, forcohet bashkëpunimi kundër krimit

Delegacioni gjerman në SPAK, forcohet bashkëpunimi kundër krimit

10:42 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com