Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar padia e radhës për shpifje mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës, lidhur me çështjen CEZ.
Duke përfituar nga rasti, djali i Berishës është shprehur se kjo mungesë e Ballës në Gjykatë përkthehet në frikë, referuar akuzave për lidhjen me biznesmenin Bego.
“Zoti Balla ka shpifur kur ka deklaruar që unë nuk kam paguar tatime. Shpifësi nuk është sot në Gjykatë, nuk ka dashur që të japë llogari për udhëtimet me Edmond Begon.
Nuk ka dashur që të shpjegojë zotëria, ka fituar 6 milionë euro para nga taksat e shqiptarëve pasi u kthye nga udhëtimet me Ballën. Pas përfundimit të procesit penal, patjetër që do të shoqërohet dhe me padi civile”, tha Shkëlzen Berisha pas përfundimit të seancës.