Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Meta në krahë të Alfred Lelës

Nga: Mero Baze

Nëse doni të shikoni se kush është presidenti i Republikës, shikoni axhendën e tij ditore dhe temat e debateve që duhet të përballojë.

Dje në mesditë ishte i angazhuar të mbronte vrasësin e një mjeku në Elbasan, një njeriu të paarmatosur, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, që ishte në punë të vet në një veturë, që siç provohet, nuk ka asgjë të kundraligjshme brenda.

Një ish- komando nga Tropoja, i rekrutuar nga shtabi i PD, qëllon pesë plumba mbi të, pasi forcat paramilitare të PD-së kanë vendosur ta vrasin.

Presidenti, i cili vdes të shpikë ngjarje të rënda në fushatë, jo vetëm që merr anën e vrasësit, por nuk denjon as ta ngushëllojë viktimën, që e ka pasur kryetar të LSI në Elbasan.

Arsyeja ëhstë se e ka tradhtuar dhe ai ndjehet i gëzuar që ndëshkohet një tradhtar me vdekje.

Pastaj në darkë presidenti angazhohet të “shpëtojë” dikë nga Skrapari, se e paskan kërcënuar. Nuk ka ndonjë fakt për këtë, por i ka mjaftuar një telefonatë nga Skrapari, kurse gjaku i derdhur në mes të Bulevaradit në Elbasan e ka gëzuar.

Sot në mëngjes në Vlorë ka marrë Ramazanin, një pronar klubi në Gji të Lalzit, dhe po sqaron para gjithë shqiptarëve se Ilir Meta nuk ka dashur t’i marrë tokën e klubit për vete, dhe se këto janë thashetheme.

Ramazani është bindur dhe ka vendosur të dëshmojë që Ilir Meta nuk është takuar me subjekte të OFL-së në klubin e tij. A thua se Ramazani i shkretë ka listën e OFL-së në menu të klubit dhe i njeh.

Pas kësaj, ka vazhduar sulmet ndaj Alqi Bllakos, ish- shefit të Kabinetit të tij në Presidencë, që tani i është bashkuar PS-së në Tiranë.

Atë e akuzon për tendera dhe premton se do ta çojë në SPAK. Arsyeja është njësoj si ajo e Xhuvanit në Elbasan, se ka tradhtuar Ilir Metën.

Pastaj sulmi i tij vazhdon me Lefter Kokën, njeriun që i ka mbajtur LSI-në në Durrës dhe tani e shpall armik pse e ka braktisur.

Pas konferencës pastaj merr në telefon numrin 2 të Vlorës dhe i premton se pavarësisht se çfarë thotë Monika, Luan Rama nuk do jetë deputet, por do jetë ajo.

Në mesditë pastaj i turret ambasadores amerikane dhe atij të BE, duke u treguar se në pushtet vihet me gjak, duke e ilustruar me një deklaratë në emër të popullit të Dibrës.

Arsyeja është se ata e kanë quajtur hsiotri të së shkuarës, organizimin paramilitar të opozitës për të dhunuar qytetarët dhe të penguar zgjedhjet e lira.

Pra gjithë axhenda ditore e presidentit, janë gjithë hallet e tij psiqike dhe ordinere, ose vrasje, ose rrahje, ose tendera, ose zaptim toke të Ramazanit, ose takim me kapuç me subjekte të OFL-së, ose luftë me tradhtarët e tij, dhe interesi i shtuar me numrin 2 të listës në Vlorë.

Ky është presidenti ynë. Hallet e tij dhe hallet e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me njëra- tjetrën.

Ai është blerësi më i madh i votave, dhunuesi më i madh i fushatës elektorale, paranojaku më i madh kundër përfaqësuesve të Perëndimit në Shqipëri, shkatërruesi më i madh i imazhit të opozitës, dhe njeriu që do të jetë shkaku kryesor pse opozita nuk do marrë votën e shqiptarëve.

Asaj i ka mbetur në derë, se nuk ka fuqi ta zbojë, dhe kjo tregon shumë për të ardhmen dhe pafuqinë e saj.

Tags: ilir metamero bazeopinion

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Ngjarja në Elbasan, Basha: Asnjë anëtar i strukturave të PD s’është i armatosur

Ngjarja në Elbasan, Basha: Asnjë anëtar i strukturave të PD s'është i armatosur

Ftesa për Bashën, Rama: Nuk do të thotë që të marrë poste në qeveri

Ftesa për Bashën, Rama: Nuk do të thotë që të marrë poste në qeveri

Rama e thotë sërish: Nëse nuk marr 71 mandate, largohem nga PS-ja

Rama e thotë sërish: Nëse nuk marr 71 mandate, largohem nga PS-ja







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur deri në heqjen e bllokadës amerikane
Bota

Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur deri në heqjen e bllokadës amerikane

by mirseda
21:37 | 18/04/2026
0

Marina e Gardës Revolucionare Iraniane ka deklaruar se që nga kjo mbrëmje Ngushtica e Hormuzit do të...

Çfarë do të bëjnë me 100 mijë euro nëse i fitojnë? Ja si përgjigjen finalistët e Big Brother VIP 5

Çfarë do të bëjnë me 100 mijë euro nëse i fitojnë? Ja si përgjigjen finalistët e Big Brother VIP 5

21:32 | 18/04/2026
Papa Leone XIV: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump

Papa Leone XIV: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump

21:30 | 18/04/2026
Kamioni që transportonte bletë përmbyset në një autostradë në Tenesi

Kamioni që transportonte bletë përmbyset në një autostradë në Tenesi

21:24 | 18/04/2026
“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

21:22 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com