Lionel Messi tashmë është një lojtar i lirë, dhe mund të transferohet kudo, pasi dje zyrtarizoi publikisht mbylljen e marrëdhënieve me Barcelonën. PSG-ja është skuadra më e avantazhuar për momentin. Përpos kësaj, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është klubi i sapongjitur në Ligue 1, Klermo Fut ku renditen të parët në tabelën e klasifikimit pas një jave kampionat. Ata kanë bërë një postim komik në “Twitter” ku shkruajnë për Messin të reflektojë, pasi janë ata në vendin e parë dhe jo PSG-ja: “Reflekto mirë Leo, ka gjithmonë kohë për të ndryshuar planet”.
Réfléchis bien Leo, il est toujours temps de changer tes plans ? #ClermontLeader ??? pic.twitter.com/sgDRbztU3o
— Clermont Foot 63 (@ClermontFoot) August 8, 2021
Avokatët e Barcelonës po tentojnë të bllokojnë transferimin e Leo Messit te PSG. Raportohet se avokatët e Barcelonës kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Europiane të Apelit, dhe pretendojnë se PSG nuk mund të firmosë me yllin argjentinas për shkak të gjendjes së rëndë financiare që kanë.
En nombre de socios del FC Barcelona, mi bufete ha preparado una queja ante la Commission Europea y demandas de suspension provisional ante justicia civil y administrativa en Francia para impedir que el Paris-Saint Germain firme a Lionel Messi. pic.twitter.com/Gksj8qYYvu
— Juan Branco ✊ (@anatolium) August 8, 2021