Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Avokat i zjarrtë i Shqipërisë”, shuhet presidenti i PE-së

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë, ishte i sëmurë dhe kishte anuluar çdo takim zyrtar që prej 10 dhjetorit. Politika Evropiane është në zi. David Sassoli ka humbur jetën pas ‘luftës’ së tij gati një mujore në spitalin Avianos të Italisë.

“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano të Italisë, ku u shtrua në spital”, tha zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.

Më 10 dhjetor, Sassoli u shtrua në spital në Itali, për shkak të komplikimeve të rënda të lidhura me një mosfunksionim të sistemit imunitar. Të gjitha ngjarjet në të cilat ishte planifikuar të merrte pjesë kreu i Parlamentit Evropian, janë anuluar. David Sassoli ishte president i Parlamentit Evropian prej 705 vendesh që nga viti 2019.

Në dhjetor, 65-vjeçari Sassoli, një ish-gazetar nga Partia Demokratike Italiane, njoftoi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur si kryetar i PE, në mënyrë që, shpjegoi ai, “të mos përçajë shumicën evropiane”.

Mandati i tij përfundoi në janar. Është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian, që një president në detyrë ka ndërruar jetë. Sipas rregullores së brendshme të Parlamentit Evropian, nënkryetari i parë duhet të veprojë si president deri në zgjedhjen e një pasuesi.

Kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se Sassoli ishte një italian krenar dhe një avokat i zjarrtë i Shqipërisë.

Postimi i Edi Ramës:

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…

Veliaj/Sassoli: Një adhurues i vërtetë i Shqipërisë dhe një mik i dashur!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Iku shumë shpejt! Me trishtim të thellë dëgjova për largimin e hershëm të David Sassoli. Presidenti karizmatik i Parlamentit Europian, një evropian i pasionuar, një italian tipik, një adhurues i vërtetë i Shqipërisë, dhe një mik i dashur!

Trashëgimia e tij bujare do të mbetet! Addio amico mio!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryetari Veliaj i dorëzoi z. Sassoli “Çelësin e Tiranës”.

Tags: david sassoliPresidenti i Parlamentit Evropian

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026
Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
Next Post

Kryhet transplanti i parë në botë i zemrës nga derri te njeriu

Evi Kokalari "braktis" papritur Berishën

Përjashtimi i Berishës nga PD/Basha merr masat, blindon derën kryesore







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

by mirseda
10:12 | 04/06/2026
0

Ushqimi i pashëndetshëm, i kontaminuar me baktere, viruse, parazitë ose kimikate të dëmshme, vlerësohet se shkakton rreth...

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com