E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Aurela Gaçe humb njeriun e dashur

Këngëtarja Aurela Gaçe ka humbur një njeri të dashur, teksa sot është ndarë nga jeta gjyshja e saj. Lajmin ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka rrëfyer lidhjen e veçantë që kishte me gjyshen, ndërsa tregon se në SHBA dhe nuk ka mundur ta përcjellë për në banesën e fundit.

“Nena ime?
Para pak javësh isha tek ti dhe lë një amanet që fatmirësisht e xhirova.- “Kur të vdes unë, dua të këndoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….
“Do këndoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” ….Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijeve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli…lë.mbas fëmijë e nipër e mbesa plot e më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë .
Të dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i përcjellë në banesën e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA) , por dhimbja e loti është shumë i hidhur.
Mburresha me ty , si një grua shumë te fortë në cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe.
…tani do të këndosh atje lart në Parajsë, me ata që të mungonin aq shumë…u prehesh në paqëe nëna ime …engjëlli ynë. Nuk ka si gjyshërit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qënka shumë e madhe”– shkruan këngëtarja në Instagramin e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Pfizer është vaksinë e shtrenjtë, do negociojmë edhe me kompani të tjera

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga marrëveshja e qeverisë me Pfizer që miratohet sot në Kuvend. Ai u shpreh se vaksina e Pfizer në...

Murrizi: Parlamentit të çadrës po i vjen fundi, PS me LSI bëjnë merkato dimri

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka ngritur tonet në mbledhjen e Kuvendit, ku i ka cilësuar lëvizjet e fundit politike nga LSI drejt PS si...

Fushata në Kosovë, Haradinaj premton bashkimin me Shqipërinë

Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj k a prezantuar programin e tij qeverisës. Haradinaj ka folur edhe për disa...

Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeparlamentarin Ruçi lidhur me ardhjen e vaksinës. Në nisje të seancën së parë për vitin 2021, Gjuzi...

Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen e fshehtë me Pfizer: Si erdhën vaksinat?

Ka nisur me debate sesioni i ri plenar, ku në fokus kanë qenë, mes të tjerash, edhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me kompanitë që...