E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Basha: Intervista e Bruno Vespas shfaqje e shëmtuar, më shkurtuan minutat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një shfaqje të turpshme intervistën e Ramës për Bruno Vespan, ndërsa shtoi se është censuruar tek prononcimi i tij për emisionin e Bruno Vespas ‘Porta a Porta’. Sipas tij, marrëveshja ishte se do transmetohej 3 minuta e gjysmë, por emisioni ka transmetuar vetëm 1 minutë e gjysmë të intervistës së tij.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Lulzim Basha tha se Rama është në grahmat e fundit dhe duhet shembur sistemi jo vetëm largimi i tij.

“Unë nuk merrem më me Ramën, se ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj.  Është në sistem që duhet shembur. Unë bashkë me opozitën dhe qytetaret ti japim jetë një projekti të ti ri. Një person nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Duhet një parlament që të garantojë transparencën. Jo thjesht largimin e Ramës, por shembja e këtij sistemi. Ne duhet t’i japi fund këtij tranzicioni 30-vjeçar. Intervista te Bruno Vespa ishte një shfaqje e shëmtuar, siç e tha edhe Lubonja. Më kanë shkurtuar minutat, pasi marrëveshja ishte që do më jepnin tre minuta e gjysmë. Bëra një gabim. Por pak rëndësi ka kjo. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur“– tha Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...