Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati ndaj Sadikajt/Partnerja: Para shpërthimit vuri re diçka në makinë, por nuk e vrau mendjen fare

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Partnerja e Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në atentat pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ka treguar se i riu shkonte thuajse çdo javë në vendlindjen e tij ku kishte fermë, dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me të tjerë. Ajo ka thënë se 27-vjeçari, i cili kishte të shkuar kriminale, nuk kanë patur konflikte apo probleme me ndokënd.

“Zakonisht Aleksandri rrinte në Tiranë ku ka një bar-kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj ku ka një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë në Memaliaj pasi interesohej për fermën. Në dijeninë time as Aleksandri, as familjarët e tij nuk kanë patur konflikte apo probleme me ndokënd”.

E reja që bashkëjetonte prej 3 vitesh me të riun nga Memaliaj, ka konfirmuar se ai më parë ka jetuar në Greqi ndërsa në Tiranë ishte i fokusuar te bizneset. Po sipas saj, i ndjeri ka qenë i lumtur, pasi bizneset po i ecnin mirë.

“Aleksandri përpara ka jetuar në shtetin grek dhe para gjashtë viteve ka ardhur në Shqipëri. Nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë ose shqetësim tek Aleksi. Përkundrazi ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, pasi edhe bizneset po i ecnin mirë. Çdo ditë Aleksandri kur zgjohej shkonte tek lokali dhe shkëputej që atje vetëm për të ngrënë bukë, ku frekuentonte restorantet afër lokalit”, tha ajo.

Ajo kishte vënë re diçka të pazakontë në serbatorin e makinës, por Aleksandri nuk i ka kushtuar rëndësi. Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt. “Në datë 08.06.2022. Aleksandri ka qenë në Memaliaj ku ka qëndruar deri më datë 9 Qershor, ku ka ardhur në Tiranë rreth drekës. Rreth orës 20:00 kemi parkuar makinën te parkingu i qendrës “Kristal” në zonën e Komunës së Parisit dhe kemi shkuar për të ngrënë darkë tek një restorant. Kur jemi kthyer rreth orës 23:30 kam vënë re se ishte hapur kapaku i llamarinës së serbatorit dhe i kam thënë Aleksit. Ai nuk e vrau mendjen fare. Më pas mbylla kapakun dhe kemi shkuar në shtëpi. Të nesërmen kam dalë rreth orës 10:00 për punë, ndërsa Aleksandri ka qenë në gjumë. Rreth orës 20:20 kam shkuar tek lokali ku kam qëndruar rreth dy orë dhe më pas jam larguar për në banesë. Aleksandri ka qëndruar dhe pak”.

Tags: Aleksandër Sadikajatentattirane

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Macron, Draghi dhe Scholz së bashku për në Kiev

Debati për një skulpturë mesjetare dhe "l*fta" për të mbrojtur të drejtat

45.5 kg k*kainë në kontenierin me mish nga Brazili, pranga administratorit dhe agjentit doganor







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com