Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime të kryera.
Ndërkohë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi gjatë kësaj periudhe kohore. Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 21 pacientë, teksa raste aktive mbeten 170.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (12 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,916
Testime totale 754,759
Raste pozitive 132,449
Raste të shëruara 129,826
Raste Aktive 170
Humbje jete 2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 51
Tiranë 44
Berat 22
Elbasan 14
Lezhë 12
Durrës 7
Korçë 6
Gjirokastër 5
Dibër 3
Fier 2
Vlorë 2
Kukës 1