E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka qenë Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, i cili u bëri thirrje kandidatëve për kreun e Partisë Demokratike që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në 76 komisionet vendore për procesin zgjedhor për kreun e PD që do të mbahet nesër.

Gjana deklaroi se nëse këto emra nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe nuk janë anëtarë të degës ku janë dërguar nuk do lejohen në komisione. Kjo theksoi ai nuk do bëhet pengesë për nisjen e procesit zgjedhor. “Sapo përfunduam një nga mbledhjet e Komisionit të sotëm. Miratuam listën jo përfundimtare sepse nuk janë përfaqësues për të gjitha komisionet. Kadilli ka sjellë përfaqësues në 54 komisione nga 76. E miratuam listën pasi bëmë verifikimin e të qenit anëtar të PD.

Kam bërë një njoftim në mëngjes për tre kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre. I vetmi që ka reaguar deri tani është Kadilli. Kam një telefonatë të zotit Kapri që është duke e përgatitur listën dhe mund ta dorëzojë deri në orët e pasdites. Nuk kam ende një njoftim nga zonja Harxhi. Asnjë emër nuk bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe numërimit që nuk është anëtar partie dhe nuk i takon degës ku ngarkohet. I ftoj edhe njëherë që në kohën më të shpejtë të mundshme që komisionet të komunikojnë me njëri tjetrin që nesër në mëngjes të jenë të hapura qendrat e votimit”, tha Gjana.

Sipas tij, nëse nuk dërgohen anëtarë të PD ata nuk bëhen pjesë e Komisionit. “Janë nisur në të gjitha qarqet i gjithë materiali zgjedhor. Listat janë mbyllur dje. Fletët e votimit, dhomat e fshehta dhe çdo gjë tjetër po shpërndahet përfundimisht dhe deri nga dreka përfundon në të gjitha qarqet. Kandidatët që nuk sjellin emra janë në të drejtën e tyre. Komisioni nuk cakton përfaqësues të kandidatëve”, deklaroi Gjana./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...