E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Asnjë shenjë përmirësimi/Greqia s’do rihapet në 30 nëntor

Për shkak të situatës së rënduar me të infektuar, e me një bilanc tragjik sa i takon peronave që humbin jetën si pasojë e koronavirusit, Greqia ka marrë një tjetër vendim.

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e izolimit. Pra, Greqia nuk do të rihapet në datën 30 nëntor.

Mediat greke njoftojnë se qeveria ka marrë vendimin për mbështetjen e biznesit me 7.5 mld euro.

Pavarësisht izolimit, Greqia nuk ka njohur shenja përmirësimi. Për shkak të fluksit të të infektuarve, edhe sistemi shëndetësor e ka patur të pamundur përballimin e situatës.

Autoritetet shëndetësore dhe ato politike, shohin të nevojshme zgjatjen e bllokimeve në vend edhe për të paktën një javë, pasi ecuria me koronavirusin mbetet shqetësuese.

E ndërsa festat po afrojnë, qeveria ka lajmëruar qytetarët se lëvizjet nga një rajon në tjetrin do të jenë të ndaluara. “Për t’u hapur në mënyrë të sigurtë, duhet t’u përmbahemi masave, të kufizojmë lëvizjen”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Sipas tij, hapja do të bëhet gradualisht, së pari me hapjen e shkollave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...