E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Si e mposhti Kina koronavirusin

Nga: Elanah Uretsky “The Conversation”

Unë jetoj në një vend demokratik. Por ndërsa afrohet festa e Falenderimeve, e shoh veten të etur për llojin e lirisë që po shoh në Kinë. Njerëzit atje janë tani në gjendje që të lëvizin lirshëm. Shumë amerikanë, mund të besojnë se kinezët janë në gjendje ta shijojnë këtë liri, për shkak të regjimit autoritar që ka Kina.

Por si një studiuese e shëndetit publik të Kinës, mendoj se përgjigjet shkojnë përtej. Studimi im i fundit sugjeron që vënia nën kontroll e përhapjes së Covid-19 në Kinë, nuk është rezultat i politikës autoritare, por i vendosjes së shëndetit publik si një prioritet kombëtar.

Po si e rrafshoi Kina kurbën e saj të koronavirusit? Koronavirusi u shfaq më pak se 1 vit më parë në Vuhan të Kinës, me 80.000 raste të identifikuara zyrtarisht brenda 3 muajsh, teksa i mori jetën mbi 3.000 njerëzve. Në fund të janarit 2020, qeveria kineze vendosi ta mbyllë këtë qytet me 11 milion banorë.

I gjithë transporti ndërqytetas dhe brenda qytetit u ndalua. Zyrtarët mbyllën më tej disa qytete të tjerë në Provincën e Hubeit, duke futur nën karantinë mbi 50 milion njerëz. Nga fillimi i prillit, qeveria kineze arriti të kufizojë përhapjen e virusit, deri në pikën ku e rihapën sërish Vuhanin.

Shtatë muaj më vonë, Kina ka konfirmuar vetëm 9.100 raste shtesë dhe regjistruar 1.407 vdekje të tjera për shkak të koronavirusit. Njerëzit në Kinë udhëtojnë, ushqehen nëpër restorante, shkojnë në teatro, ndërsa fëmijët shkojnë në shkollë pa u shqetësuar shumë për shëndetin e tyre.

Ndërkohë krahasojeni me atë që po përjetojmë në SHBA deri më sot. Kemi mbi 11 milion raste të konfirmuara, me 1 milion të regjistruar vetëm javën e fundit. Në muajt shtator dhe tetor, miqtë nga Kina më dërguan foto nga restorantet ku hanin nga i gjithë vendi, ndërsa udhëtonin për të vizituar miqtë dhe familjen për festivalin e mesit të vjeshtës dhe më pas gjatë javës së pushimeve 7-ditore me rastin e Ditës Kombëtare.

Unë i kisha zili atëherë, dhe i kam zili edhe tani, teksa amerikanët po përgatiten dhe pyesin njëkohësisht se si do ta festojmë këtë vit festën e Falenderimeve. Ne amerikanëve na është thënë që liritë që gëzojnë aktualisht kinezët, vjen në kurriz të të qenurit subjekt i një sërë politikash shumë të ashpra të shëndetit publik, të cilat mund të vendosen vetëm nga një qeveri autoritare.

Por ata kanë gjithashtu përvojën e të jetuarit në një epidemi të ngjashme. Epidemia e SARS shpërtheu në nëntorin e vitit 2002, dhe përfundoi në majin e vitit 2003, dhe Kina nuk ishte në atë kohë e përgatitur. Ajo nuk kishte në dispozicion infrastrukturën e duhur për të zbuluar ose kontrolluar një sëmundje të tillë.

Në fillim, vendosi t’i jepte përparësi politikës dhe ekonomisë mbi shëndetin, duke e fshehur epideminë. Por kjo gjë nuk funksionoi, pasi ajo sëmundje shumë virulente nisi të përhapej në të gjithë botën. Kur u detyruan të përballen seriozisht me SARS, udhëheqësit e Kinës futën Pekinin në karantinë, dhe anuluan festën një javore të 1 Majit të vitit 2003.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Ajo masë ndihmoi për t’i dhënë fund pandemisë brenda disa muajve, me një ndikim anësor minimal. SARS infektoi afërsisht vetëm 8000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau rreth 800 prej tyre, dhe 65 për qind e rasteve dhe vdekjeve ndodhën në Kinë dhe Hong Kong.

Qeveria kineze mësoi nga SARS, rolin e rëndësishëm që luan shëndeti publik në mbrojtjen e kombit. Pas asaj epidemie, qeveria kineze përmirësoi trajnimin e profesionistëve të shëndetit publik, dhe zhvilloi një nga sistemet më të sofistikuara në botë të mbikëqyrjes së sëmundjeve.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Ndaj në dhjetorin e vitit të kaluar 2019, vendi mobilizoi me shpejtësi burimet e tij, për ta sjellë epideminë në kufirin e zhdukjes brenda vetëm 3 muajve.

Duke ditur që nuk kishte trajtime të sigurta të provuara apo një vaksinë efektive, Kina u mbështet në ndërhyrje të provuara jo-farmaceutike për të vënë nën kontroll virusin. E para dhe më e rëndësishmja ishte frenimi i tij përmes kontrollit të burimeve të infeksionit dhe bllokimit të transmetimit.

Kjo u arrit përmes zbulimit të hershëm (testimit), izolimit, trajtimit dhe gjurmimit të kontakteve të ngushta të çdo individi të infektuar. Kjo strategji u ndihmua nga tre spitalet në terren (fancang) që ndërtoi qeveria për t’i izoluar pacientët me simptoma të lehta deri të moderuara nga familjet e tyre.

Masat e rrepta të karantinës, ishin gjithashtu thelbësore për të parandaluar përhapjen e kësaj epidemie, siç ndodhi me SARS-in në vitin 2003. Kjo u shoqërua me mbajtjen e detyrueshme të maskës, promovimin e higjienës personale (larja e duarve, dezinfektimi i shtëpisë, ventilimi), vetë-monitorimi i temperaturës së trupit, porositë e qëndrimit detyrueshëm në shtëpi për të gjithë banorët, dhe sondazhet universale mbi simptomave që kryhehen nga punonjës shendetësor pranë komunitetit dhe vullnetarë. SARS-i nxori në pah dobësitë serioze në sistemin shëndetësor publik të Kinës, dhe e nxit qeverinë kineze të reformonte sistemin e saj të shëndetit publik.

Covid-19 ka ekspozuar mangësi të ngjashme në sistemin e shëndetit publik amerikan. Por deri më sot, administrata aktuale ka përdorur një qasje të kundërt, duke e shkatërruar sistemin tonë të shëndetit publik. Administrata Trump bëri shkurtime të mëdha në buxhetet e Instituteve Kombëtare të Shëndetit dhe Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo gjë ndikoi në aftësinë tonë për t’u përgatitur për një shpërthim pandemik. Një administratë e re, që e vendos sërish shëndetin publik në krye të prioriteteve të saj, shpresoj që të na dëshmojë se shëndeti nuk është thjesht diçka që mund të mbrohet nën një qeveri autoritare, por se është në fakt është një e drejtë që u përket të gjithëve.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/china-beat-the-coronavirus-with-science-and-strong-public-health-measures-not-just-with-authoritarianism-150126

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...