Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe të qarta. Ai paralajmëron se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga propozimi mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.
Sipas Vasilit, synimi i kapjes e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit të Partisë Socialiste, rrëzon të gjithë procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul.
Në komentin e shpërndarë në Facebook, ai kthehet pas në kohë, ndërsa flet për manipulimin e zgjedhjeve. Vasili i mëshon fort faktit se Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj,mbeten kushtet themelore për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ai shton më tej se pa zgjedhje te lira e te ndershme, nuk ka hapje të negociatave.
Statusi
Asnje leshim rilindjes per vjedhjen e zgjedhjeve!
Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton voten e lire, eviton mbushjen e kutive te votimit si dhe barazi te plote te te dyja paleve ne administrimin zgjedhor eshte fundi i reformes.
Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.
Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.
Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.
Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE.
Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.
Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.