Pas çeljes së Asamblesë së partisë Socialiste nga Gramoz Ruçi, fjalën e ka marrë Taulant Balla.
Ky i fundit ka dhënë një lajm të rëndësishëm, për sa i përket marrëdhënies së deputetëve të zgjedhur me qytetarët.
Sipas Ballës, në çdo zonë zgjedhore do të jetë zyra e deputetit, ku ky i fundit do të presë qytetarët çdo javë.
“Do ketë manual rekomandimesh për aspektet e grupit parlamentar, do të bëjmë ndryshime në marrëdhëniet mes njerëzve dhe deputetëve me ngritjen e zyrave elektorale. Synimi ynë do jetë që në çdo zonë zgjedhore të kemi zyrën e deputetit. Do të prezantohet edhe manuali i deputetit që do t’u vijë në ndihmë atyre. S’ka më deputetë të PS që s’do të jetë çdo javë në zonën e tij. Po ashtu, duhet paraqitja çdo të enjte në sallën e Parlamentit. Deputeti zhvillon takime periodike me zgjedhësit. Do ngrihet rrjeti kombëtar i zyrave të deputetëve”, tha Balla.