Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Asambleja e OBSH-së diskuton për COVID-19

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Asambleja e OBSH-së diskuton për COVID-19

Udhëheqësit botërorë po diskutojnë masat kundër pandemisë dhe rishikimin e mundshëm të përgjigjes ndaj krizës që ka shkaktuar ajo.

Takimi i 194 shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po mbahet në formatin online.

OBSH-ja pritet të përballet me pyetje se si po i përgjigjet pandemisë së koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha në hapje të takimit se duhet të ketë më shumë unitet global në luftimin e Covid-19.

Ai shtoi se pandemia mund të jetë “edhe më shkatërruese në vendet në zhvillim”.

Presidenti kinez, Xi Jinping, në fjalën e tij, mbrojti veprimet e Pekinit gjatë shpërthimit të pandemisë.

“Të gjithë së bashku kemi vepruar me transparencë dhe përgjegjësi”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Kinës ka përsëritur kundërshtimin e Pekinit për një hetim mbi origjinën dhe përhapjen e virusit, duke thënë se një veprim i tillë është i parakohshëm derisa pandemia ende po vazhdon.

Asambleja dy-ditore – një takim vjetor që rishikon punën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara – vjen në mes të akuzave midis SHBA dhe Kinës për përhapjen e koronavirusit.

SHBA-ja tashmë ka ndalur fondet e saj për agjencinë dhe po promovon programin e vet të vaksinës kundër COVID-19.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve lidhur me shpërthimin e epidemisë si dhe ka ngritur dyshime se virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez.

Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 300,000 kanë vdekur, që nga shfaqja për herë të parë e virusit, në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë.

Bashkimi Evropian, si dhe vendet tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re, po bëjnë përpjekje për një hetim për mënyrën se si është trajtuar pandemia.

“Si u përhap kjo pandemi? Cila është epidemiologjia që qëndron pas saj?

E gjithë kjo është absolutisht thelbësore për ne që të lëvizim përpara për të shmangur një pandemi tjetër të këtij lloji”, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE-së.

Muajin e kaluar, një raport i BE-së akuzoi Kinën për përhapjen e dezinformatave lidhur me krizën e koronavirusit.

Shërbimi i Jashtëm i bllokut tha se Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, përdorën “retorikën e komplotit” në BE dhe vendet fqinje. /Rel

Tags: COVID-19koronavirusOBSH

TË LIDHURA

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat
Bota

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump
Bota

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Next Post
OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë “të fortëve” të Vlorës

OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë “të fortëve” të Vlorës

“Teatri” si simbolikë e reagimit qytetar

“Teatri” si simbolikë e reagimit qytetar

Noah, motra e Miley Cyrus: Jam ndjerë gjithmonë nën hijen e motrës

Noah, motra e Miley Cyrus: Jam ndjerë gjithmonë nën hijen e motrës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

by mirseda
21:37 | 16/02/2026
0

FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë të luhen...

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë

“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë

20:02 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com