Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Arsyeja pse hamë më shumë kur jemi me miqtë dhe familjen

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Arsyeja pse hamë më shumë kur jemi me miqtë dhe familjen

Cilido që është ngritur të paktën njëherë i sikletosur nga tryeza pas një darke familjare, mund të jetë shumë i njohur me këtë fenomen, edhe nëse nuk e ka ditur çfarë emri t’i vendosë. Një studim i ri, i botuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, sugjeron që ne hamë më shumë kur jemi të rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Kjo lidhet me një fenomen të quajtur “lehtësimi social”. Grupi i studiuesve nga Universiteti i Birmingemi, i udhëhequr nga dr.Helen Rudok, vëzhgoi në mënyrë sistematike më shumë se 40 studime. Që përdornin një qasje eksperimentale dhe jo-eksperimentale, për të ekzaminuar konsumin e ushqimit.

Studimi konfirmoi hipotezën e studiuesve:ne hamë më shumë kur jemi me miqtë ose familjen. Ndërkohë ka më shumë të ngjarë që të ndryshojmë mënyrën se si hamë, kur jemi me njerëz që nuk i njohim. Studimet e shkuara, kishin zbuluar se sasia e ushqimit të konsumuar ishte 29-48 për qind më e madhe, kur ishin në tryezë me miqtë e tyre, sesa kur ishin vetëm.

Gjithsesi, në lojë hynin shumë faktorë, kur u përfshinë gjinia, mbipesha dhe familjariteti i shoqëruesit gjatë darkës. “Ne gjetëm dëshmi të forta, se njerëzit hanë më shumë ushqim kur darkojnë me miqtë dhe familjen, sesa kur darkojnë vetëm. Sidoqoftë, efekti i lehtësimit social mbi të ngrënit, nuk u vërejt në studime, kur ushqimit konsumohej në mesin e njerëzve që nuk njiheshin mirë me njëri-tjetrin”- tha ajo.

Sasia e ushqimit që konsumojmë, është e moderuar kur është fjala mbi atë sesa mirë i njohim bashkë-ngrënësit tanë. Si gratë ashtu edhe njerëzit mbipeshë, kishin reagimin më të fortë kur hanin para njerëzve të tjerë. Gratë kishin prirjen të hanin sasi më të vogla para burrave, pavarësisht nëse përballë kishin një mik apo të një panjohur huaj.

Ndërsa njerëzit mbipeshë, prireshin të hanin më pak kur ishin në publik, nga frika se mos paragjykoheshin. Një studim tregoi se të që të dyja këto grupe, hanin 18 për qind më pak ushqim kur ishin në shoqërinë e të tjerëve, thotë Rudok. Sipas tij, njerëzit duan të japin përshtypje pozitive tek të huajt.

Përzgjedhja e sasive më të vogla të ushqimit, mund të jetë një mjet për ta bërë këtë. Dhe kjo mund të jetë arsyeja pse lehtësimi shoqëror i të ngrënit, është më pak i theksuar në mesin e grupeve të të huajve. Ushqimi është një çështje delikate, dhe kufizimi apo mbi-ngrënia mund të shkaktojë stigmë sociale. Nëse ne kemi frikë nga gjykimi i të tjerëve, mund të kufizojmë disa nga veprimet tona. Ankthi mbi oreksin që kemi zakonisht, mund të kontribuojë në diskriminim, gjë që çon në shmangien e ushqimeve të yndyrshme, dhe praktikave të tjera të dëmshme shoqërore.

“Gjetjet nga hulumtimet e mëparshme, sugjerojnë që ne zgjedhim shpesh çfarë dhe sa të hamë, bazuar në llojin e përshtypjes që dëshirojmë të përçojmë mbi veten tone”-shton Rudok. “Të dhënat sugjerojnë, që kjo mund të jetë veçanërisht e theksuar tek gratë që hanë me burra që dëshirojnë t’u bëjnë përshtypje, dhe tek njerëzit mbipeshë, që dëshirojnë të shmangin gjykimin pse po hanë me tepri”.

Ekipi i studiuesve, beson se disa nga kjo sjellje janë thuajse instinktive, duke iu rikthyer metodave të gjuetar-mbledhësit të paraardhësve tanë të lashtë. Mijëra vjet më parë, pasi siguronin të korrat e bollshme, njerëzit e ndanin ushqimin mes njëri-tjetrit, si një mënyrë për të forcuar lidhjet sociale, dhe për t’u mbrojtur nga pasiguria e mundshme ushqimore.

“Ajo që ne e përshkruajmë si lehtësim social” mund të shihet si një produkt i natyrshëm i ndarjes së ushqimit social, një strategji që do të kishte shërbyer si një funksion jetik në mjediset tona stërgjyshore. Kjo gjithashtu shpjegon, pse ka më shumë të ngjarë të ndodhë në grupe me individë që njihen me njëri-tjetrin”- shton Rudok.

Ndërsa presim që adaptimet tona evolucionare të mbërrijnë në stomakun tonë, ka edhe shpjegime të tjera të sensit të përbashkët. Ngrënia bashkë me të tjerët është një veprim shoqëror, një mënyrë për t’u lidhur me të tjerët; madje inkurajohet nga zyrtarë të shëndetit publik, kuzhinierë të famshëm dhe marketingu.

Ndaj nuk është ndonjë habi, pse kemi shumë përfitime nga ngrënia sociale, por ndihemi në turp në vetvete, nëse bëjmë të njëjtën gjë në mënyrë private. Prandaj herën tjetër, kur të uleni në një tryezë të bollshme familjare, zhvendoseni fokusin tuaj nga ushqimet në tryezë tek koha cilësore që po kaloni me familjen tuaj. Mund të mos ketë hapësirë për ëmbëlsirën në stomak, por me siguri ka gjithmonë vend për më shumë socializim./ TIRANA TODAY

 

Tags: ArsyejafamiljenhamëJemimë shumëmiqtë

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Next Post
“Një takim sa njohës, e frymëzues”/ Fevziu takon të rinjtë e “Fundjavë Ndryshe”

"Një takim sa njohës, e frymëzues"/ Fevziu takon të rinjtë e "Fundjavë Ndryshe"

Meta i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: I kanë sytë tek xhepi i tyre

‘Larg duart nga Kushtetuesja’, Presidenca paralajmërim të prerë për Ballën

‘Breshëri automatiku ndaj Çapjave’/ 10 vjet burg për Hasanpapaj

‘Breshëri automatiku ndaj Çapjave’/ 10 vjet burg për Hasanpapaj







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!
Bota

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!

by mirseda
13:48 | 03/01/2026
0

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Ai u kap nga...

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com