Policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit, në një operacion zhvilluar në orët e para të ditës. Sipas Alsat, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë. Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.
Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.
Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.