Policia e Lezhës ka sekuestruar 160 kilogram kanabis si dhe ka vënë në pranga 6 persona, mes tyre dhe dy vajza.
Në pranga kanë rënë, Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë, Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër, Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër, Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë, Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër, Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.
Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar: 160 kilogramë kanabis, një armë gjahu, dy peshore elektronike,12 telefona celularë të markave të ndryshme, një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj, një automjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.