Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohen se merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur dy pistoleta të jashtëligjshme të tipit Beretta, ndërsa kanë sekuestruar edhe lëndë narkotike. Sipas mediave italiane, dyja armët ishin plot me plumba.
Të dy shqiptarët janë kapur nga policia në Ardea, teksa jetonin në një banesë me qira.
Gjykata e Romës vendosi për Fatmir Filollin, 31 vjeç, kushtin që të mos largohet nga provinca deri në përfundimin e hetimeve. Ndërsa për shqiptarin tjetër është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.