Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Armiqësia e vërtetë e Edi Ramës me Europën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Armiqësia e vërtetë e Edi Ramës me Europën

Nga Agron Gjekmarkaj: 

Paradokset si mallkim ciklik rrotullohen mbi hapësirën shqiptare. Më i fundit është edhe më i trishti. Ai lë një boshllëk, krejt si fikja e një ëndrre të dashur e madhore. Shqipëria, përsëri e përsëri jashtë Europës. Delja e zezë e saj, e përfolura, e refuzuara me përçmim! Ndonëse shqiptarët bashkëjetojnë lehtë me gënjeshtrën ngarkuar mbi shpinë me qindra halle, mbase kësaj herë do ta kuptojnë që prej katër vitesh Kryeministri vetëm i gënjen për integrimin.

Një herë u thotë do të hapen vitin tjetër, tjetër herë ja u hapën, po ju s’e kuptoni dhe së fundi dielli lind përsëri më 19 tetor. Qëkur është krijuar rruzullimi, dielli ka lindur e perënduar, por dielli i Europës duket se fort po shndrit e pak po nxeh mbi këtë tokë. Nuk është Europa në krizë siç thotë Edi Rama dhe karvani i tij i pafytyrësive. Nuk është Europa në krizë siç thonë media dhe shërbëtoret e qeverisë në to, por është Shqipëria në krizë të thellë, pasojë e një qeverisjeje katastrofike! Asgjë europiane nuk ka në këtë shtet biçimësh e zuzarësh politikë. Të tillë ka drejtësinë, antikorrupsionin, politikën, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, rendin publik, kulturën nëse duam???

Çfarë do t’i duhej Shqipëria kështu Europës? Nuk është europiane të bësh zgjedhje moniste dhe t’i vjedhësh ato, nuk është europiane të transferosh pasurinë kombëtare në duar klientësh, nuk është europiane që banaliteti të sundojë mbi elitat, nuk është aspak e tillë që surratqerepët, shakllabanët, fytyrëshollët, matrahulët, kriminelët, të zënë Parlamentin dhe bashkitë, si qenka e tillë të mos lësh fare sistem drejtësie, vetëm Polici nën urdhra të Kryeministrit?! Si mundet Europa të njohë për të vetin një vendbazë të narkotrafikut?

Një vend ku të gjithë duan të ikin, fakt i evidentuar qartë nga Presidenti Macron, ndaj të cilit, në Tiranë, ka filluar një fushatë sa qesharake, aq edhe e shpifur kundër, si ajo ndaj deputetit gjerman Kriçbaun. Një koleg publicist me sarkazëm të hidhur e ka thënë mirë që me nëntë kushtet gjermane, edhe qeverisë së Adil Çarçanit mund t’i hapeshin negociatat. Ato kushte janë thelbi i mungesës së shtetit dhe i mungesës së politikes luajale! Si mund të ketë besim Europa kur sheh që ministër i Jashtëm është një çiripup dhe kur sheh atë grumbull banaliteti, që thirret qeveri e Shqipnisë!

Për fajin tonë, më saktë të Edi Ramës, u penalizua edhe Maqedonia. Europa nuk desh t’i lëndonte shqiptarët deri në kufijtë e turpit dhe sakrifikoi edhe komshinjtë tanë. Duhet ta kujtojmë që ky shtet para 20 vitesh ishte në luftë, i përbërë nga disa etni dhe krahasimi më të nuk na nderon shumë. Mediat po thonë se Zaevi dha dorëheqje. Mbetet për t’u parë sa i vërtetë do jetë lajmi, megjithëse ai një gjë të tillë e pat paralajmëruar si shenjë përgjumësie ndaj vendit të tij. Rama po përgatit gënjeshtrën dhe propagandën e radhës. Ndërkohë që në mendje ka ndonjë lajm për të tërhequr vëmendjen!

Moshapja e negociatave është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 30 vjet pluralizëm! Thirrjet intelektuale që i bëhen Ramës, në emër të vendit që ai sundon, për t’u larguar nuk funksionojnë! As gajretet folklorike që me të tallur thonë se Grupi Parlamentar i PS-së do të mblidhet për të shkarkuar Makronin. E nëse nuk e shkarkojnë me të parën si Metën, do t’i drejtohen Komisionit të Venecias. Nëse shqiptarët e duan vërtet Europën, kanë mundësi të testojnë veten nëpërmjet reagimit. Moshapja e negociatave ka veç një emër, keqqeverisja 7-vjeçare! Shqipëria nuk qeveriset, ajo sundohet! Po kaq nëse e do Europën, edhe opozita ka mundësinë e saj. Ajo duhet të zgjohet nga pushimet “postrevolucionare” dhe të mos kërkojë largimin e Ramës, por ta largojë atë si përgjegjësin historik për këtë dështim me kosto për kombin!! Në mos e beftë kjo opozitë, e meriton Edi Ramën si tenxherja kapakun!! Po kaq e meriton shoqëria nëse nuk reagon për ketë izolim të ri të vendit.

Tags: Agron Gjekmarkajarmiqësiaedi ramaevrope

TË LIDHURA

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

14:01 | 01/03/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Next Post
“Lufta në Siri po ashpërsohet”/ Letra prekëse e babait të 11-vjeçarit shqiptar: Është plagosur

"Lufta në Siri po ashpërsohet"/ Letra prekëse e babait të 11-vjeçarit shqiptar: Është plagosur

Iu refuzua azili nga Franca, kthehen vullnetarisht 120 shqiptarë

Iu refuzua azili nga Franca, kthehen vullnetarisht 120 shqiptarë

Së shpejti inspektimet online dhe në inspektoratet në qarkun e Korçës

Së shpejti inspektimet online dhe në inspektoratet në qarkun e Korçës







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com