Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Arena Kombëtare”/Përmirësohet moti, rriten ritmet e punimeve (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Arena Kombëtare”/Përmirësohet moti, rriten ritmet e punimeve (Video)

Tani që edhe kushtet atmosferike u përmirësuan ndjeshëm, në stadiumin “Arena Kombëtare” janë shtuar ritmet e punës. Siç shikohet edhe pamjet e mëposhtme, karabinaja është ngritur në masën 80% dhe shumë shpejt do të mbarojë edhe kulla.

FSHF, përmes një video, ka treguar punimet e muajit të fundit. Në federatë janë të bindur që projekti mund të mbarojë para kohe, që do të thotë në fund të vitit. Sot FSHF ka aplikuar zyrtarisht në UEFA për Superkupën e Europës së vitit 2020.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit

FSHF DEPOZITON NË UEFA DOSJEN E KANDIDATURËS PËR ORGANIZIMIN E SUPERKUPËS EUROPIANE NË 2020-tën!

Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar sot zyrtarisht në UEFA aplikimin e saj për organizimin e “UEFA SuperCup™ 2020” në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë. Grupi i punës për përfundimin e dosjes së plotë të dokumentacionit për kandidaturën përkatëse ka mbyllur të gjithë praktikën e aplikimit. Zyrtarisht, tashmë “Arena Kombëtare” është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020.

Ideja për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në kalendarin e futbollit Europian, vjen nga dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicja për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në vend, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i “Arenës Kombëtare”, punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë. Organizimi në kryeqytet i Superkupës Europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë, dhe sidomos Tiranës.

Pas dorëzimit të dosjes zyrtare në UEFA, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon të gjitha institucionet që bashkëpunuan me të për plotësimin e kritereve të kërkuara nga UEFA, përfshirë këtu: Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, “Tirana International Airport”, Agjencia Kombëtare e Turizmit, si dhe të gjithë partnerët e tjerë që u angazhuan me këtë proces për të kërkuar sërish për herë të dytë organizimin e një finale Superkupe në Tiranë.

Shumë shpejt “Arena Kombëtare” do të jetë gati si një vepër e madhe sportive kombëtare, dhe një kandidaturë potenciale për të organizuar një finale të një eventi europian të futbollit në vendin tonë.

Tags: arena kombetarekohapërmirësohetpunimeveritmetrritenVideo

TË LIDHURA

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Të gjithë ndeshjet në “Air Albania”, përcaktohet kalendari i ‘Final 4’
Sport

Të gjithë ndeshjet në “Air Albania”, përcaktohet kalendari i ‘Final 4’

12:20 | 17/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor
Sport

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Next Post
Zgjidhet misteri, krateret e mëdha në Arktik u krijuan nga …

Zgjidhet misteri, krateret e mëdha në Arktik u krijuan nga ...

Gruaja e avokatit të Berishës jashtë vettingut, ja pasuria e “çmendur” e çiftit Fana

Gruaja e avokatit të Berishës jashtë vettingut, ja pasuria e “çmendur” e çiftit Fana

Pele poston foton e rrallë, ja topi “magjik” që e ktheu në legjendë

Pele poston foton e rrallë, ja topi “magjik” që e ktheu në legjendë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët
Bota

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

by mirseda
20:23 | 17/03/2026
0

Më shumë se një milion njerëz, përfshirë gati 350,000 fëmijë janë të zhvendosur në Liban për shkak...

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

20:20 | 17/03/2026
Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

20:18 | 17/03/2026
Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com