Legjenda e gjallë braziliane, Pele, që ka shkruar historinë e futbollit dhe cilësohet si një nga më të mirët në këtë sport ka publikuar një foto të rrallë. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka zgjedhur të ndajë me gjithë sportdashësit topin që preku për herë të parë. Atë top që solli një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare dhe kombëtare.
Topi është i një modeli që, siç mund ta vini re, duket vite dritë larg atyre me të cilët jemi mësuar të shohim futbollin modern, por edhe larg atyre të epokës kur luante ai, që ishin topa lëkure. “Ky është topi im i parë që kam shqelmuar në jetën time. Me të kam luajtur ndeshjen time të parë. Kështu që ju ftoj të vazhdoni të besoni se gjithçka është e mundshme”, ka shkruar “O Rey”.