Arben Malaj ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama pas shkarkimit të tij nga Bordi i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës Shqiptare.
I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Malaj ripërsëriti se vendimin për shkarkimin e tij do ta çojë në Strasburg.
Më tej ai komentoi edhe deklaratat e tij kundër kryebashkiakut Veliaj, duke u shprehur se nuk ka votuar në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Paskam ndikuar në zgjedhjet . Unë nuk kam bërë asgjë. Vetë nuk kam votuar. Ua kam thënë edhe ambasadorëve nëse i dhatë një mundësi PD që të mësonte gabimin që bëri për mandatet nuk mund ta përsërisni. Nuk mundet që në Shkodër një bastion i PD, të qeverisë PS me 5%”, tha ai.