Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen, zbulojnë “dhuratën” më të bukur

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen sot.

Mirëpo në këtë ditë të rëndësishme për ta, çifti ka vendosur të bëjë publike një tjetër lajm të rëndësishëm.

Arbana ka publikuar një foto në Instastory ku ka uruar partnerin e saj, duke zbuluar se ata janë në pritje të një fëmije.

“Gëzuar ditëlindjen gjysmës time më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejtë do të bëhet baba). Të dua”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Arbana Osmani ka dhe një djalë nga martesa e saj e parë.