E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Anijet shqiptare, si u futën në listën e zezë dhe plani për daljen

Aktualisht Flamuri Shqiptar renditet në listën e zezë të sistemit që aplikon Paris MoU (Memorandumi i Parisit një mekanizëm që kryen inspektimet mbi standardet e anijeve në Europë).

Drejtoria e Përgjithshme Detare (DPD), pohoi se përfshija në këtë listë vjen për shkak të numrit të ulët të inspektimeve dhe metodologjisë që përdor MoU për “Black Flag”.

Sipas DPD-së përcaktimi i renditjes sipas këtij sistemi bazohet në një sërë procedurash teknike dhe statistikore të shtrira në një periudhë kohore prej tre vitesh kalendarike. Gjasat janë që të dalim nga lista e zezë vitin tjetër.

 Procedurat teknike performancën e flamurit të anijeve

Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaron se ky sistem është i aplikueshëm për ato shtete anijet e të cilave kanë kryer më shumë se 30 inspektime për një periudhë prej tre vjetësh.

Flamuri i shtetit që ka më pak se 30 inspektime nuk renditet në asnjë listë dhe ndaj tyre nuk bëhet asnjë përllogaritje.

Lista e performancës së Flamurit zyrtarizohet çdo vit në datën 1 Korrik.

Në këtë performancë përfshihen numri i inspektimeve dhe ndalimeve të anijeve të secilit shtet për tre vitet paraardhëse kalendarike (periudha 1 Janar -31 Dhjetor).

Si përllogaritet performanca e anijeve të shteteve

Klasifikimi në listë të anijeve bëhet duke përdorur një formulë matematikore standarde dhe duke përdorur përllogaritje statistikore të cilat janë të përcaktuara me marrëveshje nga vendet anëtare të Paris MoU.

Elementët bazë të kësaj formule janë:

a). Numri i inspektimeve të anijeve për tre vitet e fundit.

b). Numri i lejuar i ndalimeve për të njëjtën periudhë, i cili me marrëveshje është lënë 7%.

c). Koeficienti me vlerë fikse z= 1.645.

Vlera e dalë nga aplikimi i kësaj formule përcakton numrin e lejuar të ndalimeve.

Situata statistikore e flamurit shqiptar

Përllogaritjet dhe renditja e fundit e flamurit shqiptar, e cila do të publikohet zyrtarisht në datën 1 korrik është bërë në bazë të këtyre statistikave.

Për këto tre vite kanë ndodhur 74 inspektime dhe 17 ndalime.

Nga përllogaritja sipas formulës që aplikohet duhej që numri i lejuar i ndalimeve të jetë jo më shumë se 9.

Nëse do të krahasojmë ecurinë e inspektimeve dhe ndalimeve për këto tre vjet rezulton se për vitin 2019 edhe pse numri i inspektimeve është i barabartë (1 më pak) me vitin paraardhës 2018, numri i ndalimeve është më i vogël ( dy ndalime më pak). Për vitin 2020 ky numër është përgjysmuar.

Në këtë tabelë tregohet qartë që për këtë vit kemi vetëm 1 ndalim. Ky ndalim ka ndodhur për arsye të përfshirjes së një anije mallrash në një aksident me një anije peshkimi italiane.

Dalja nga “Black Flag” jo para 2022

Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaron se nga sot deri në datën 31 dhjetor 2021 duhet që të kryhen të paktën 23 inspektime dhe të mos kemi asnjë ndalim. Përllogaritur sipas procedurave të Paris MoU dhe numrit të anijeve që momentalisht operojnë për transport mallrash (5 anije), është e sigurte që gjatë kësaj periudhe nuk do të kryhen më shumë se 5 inspektime inspektimet (kryhen jo më herët se 1 herë në 5 muaj).

Lexo edhe :   Pse emigrantët largohen nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar?

Me këtë numër inspektimesh është matematikisht e sigurte që edhe renditja që do të publikohet në Korrik 2022 do të jetë në listën e zezë, ( nëse nuk do ketë ndalime mund të kemi ndryshim në renditje brenda listës së zezë). Këtë situatë do ta përmirësojë më shumë nëse anijet pasagjere që operojnë në linjën Sarandë-Korfuz ( 7 anije) do të fillojnë të operojnë dhe do të inspektohen nga PSCO Greke.

Kjo do të shtonte numrin e inspektimeve të detyrueshme, por edhe nëse nuk do të ketë asnjë ndalim përsëri do të ngelet e njëjta situatë për vitin 2022, por do të përmirësohet renditja brenda listës.

“Matematikisht kemi të gjitha mundësitë që të dalim nga lista e zezë në fund të vitin 2022, e cila do të publikohet në Korrik 2023”, përllogarit Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Lexo edhe :   Pse emigrantët largohen nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar?

Ky pohim mbështetet në dy faktorë:

– Viti 2019 automatikisht nuk do të llogaritet.

– Totali i inspektimeve për vitet 2020 dhe deri sot është 23 dhe ndalime 4.

Nëse ky numër nuk ndryshon flamuri shqiptar del nga të gjitha listat dhe nuk përllogaritet.

Nëse numri i inspektimeve i kalon 30 atëherë duhet që të minimizohet dhe mundësisht të behet zero numri i ndalimeve.

Si do realizohet puna për daljen nga lista e zezë

Sipas DPD-se dalja e flamurit shqiptar nga lista e zezë matematikisht nuk ka asnjë mundësi reale që të ndodh përpara fundit të vitit 2022.

Për të realizuar daljen nga lista e zezë do të bëhet auditim i aktivitetit të RDSH me qëllim verifikimin e situatës aktuale në të cilën ndodhet dhe nxjerrjen e rekomandimeve për kushte që duhen plotësuar, që si flamur të kemi një ONJ.

Auditim i aktivitetit të Kompanive të Menaxhimit të Sigurte, vlerësim i performancës tyre dhe rekomandime.

Auditim i Qendrave të Trajnimit të detarëve me qëllim vlerësimin e performancës së tyre në aktivitetin e trajnimit të detarëve.

Rritja e frekuencës inspektimeve të një anije nga Kontrolli Shtetëror i Flamurit (KSHF ) nga jo më shumë se 1 inspektim në vit , në deri tre inspektime në vit.

Nxjerrja e një akti për ndryshimin e moshës së një anije që kërkon të pajiset me flamur shqiptar nga 30 vjet, në 20 vjet.

Një vendimmarrje mbi moshën e Kapitenit, oficerit dhe pjesëtareve të tjerë të ekuipazhit në anije për të ushtruar kryerjen e detyrës në bord (në përputhshmëri me ligjin për pensionet) jo më shumë se 65 vjeç.

Trajnimi i inspektorëve të KSHF-së ( teorik dhe praktik ) dhe kryerja e inspektimeve të përbashkëta me kolegë homologë të flamujve të tjerë.

Miratimi i tarifave për shërbimet e inspektimit të dytë, tretë, në ditë të shtunë, diele, festa, anijeve që nuk eliminojnë në kohë mangësitë e gjetura të cilat cenojnë sigurinë lundrimore, jetën e ekuipazhit, pronës dhe mjedisit detar.

Miratimi i një akti që të legalizojë përballimin e shpenzimeve të inspektimit të një anije në një port të huaj nga KSHF ( në rast ndalimi, kur kërkohet nga pronari, në rast të një incidenti detar ku anija mund të përfshihet, etj)./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...