E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Denoncimi: Blen online te “Tirana Sport” i sjellin produkte gabim

Emisioni “Stop” është ndalur në një problem të një qytetari, i cili jeton në Itali dhe ka bërë një blerje online te “Tirana Sport” me vlerë mbi 500 mijë Lekë. Kur mori mallin, konstatoi se produktet e porositura nuk ishin ato që ai ka bërë.

Pagesa i është bërë postierit dhe faturë tatimore nuk ka marrë për blerjen. Postieri i thotë që për problemet me mallin duhet të lidhet me kompaninë, ku ka bërë blerjen. Të njëjtën gjë shpjegon edhe eksperti Ferjolt Ozuni.

Denoncuesi: Kushëriri im i sheh te kjo faqja “Tirana Sport” këto rrobat dhe i pëlqen edhe më tha paska nxjerrë rroba të bukura. A t’i porosisim? I porosis dhe unë dhe bëjmë një pako, mos të paguajmë 2 herë postën, bëjmë vetëm një postë. Ai zgjodhi 7 artikuj, 7 bluza, pantallona kështu. Unë zgjodha 12. Imja ishte 430 mijë Lekë, kurse e atij kushëririt tim, ishte 155. Shkoi ai miku im, i mori pakot, erdhi në Itali, hap pakot unënga 12 artikujt e mi vetëm 2 ishin të sakta, të tjerat ishin gjitha gabim, XXL, pantallonat nga masa 46 ishin 32. Unë kisha porosit bluzë të bardhë, ato kishin fut bluza pa lidhje, numra pa lidhje fare. Pyes kushëririn tim unë, atij i kishin ardhur nga 7 artikuj, 3 i kishin ardhur fiks, të tjerat gabim. Nuk e di kush është ai, që ka dorëzuar pakon.

Gazetarja: Ju dhanë ndonjë faturë që provon faktin që ju keni blerë në këtë faqe?

DenoncuesiJo, jo, jo! I shkruaj, janë bërë gabim ato, i çova foto, unë kam porosit këto, ti më ke sjellë këto. Jo, jo fare nuk përgjigjet. “Tirana Sport”, kujdes nga kjo faqe!

Pasi bëhet porosia online bëhet pyetja se si vjen kjo porosi tek blerësit. Emisioni “Stop” bëri një blerje dhe takoi të vetmin person fizik, urën lidhëse mes dyqanit online dhe blerësit dhe në këtë rast është postieri apo korrieri i postës.

Gazetarja: Të kanë dhënë ndonjë faturë këta?

Postieri: Jo, kjo ka vetëm këtë mandatin, që vjen nga dyqani dhe këtë, që i vëmë ne. Ndoshta mund të ketë ndonjë faturë brenda.

Gazetarja: Ngaqë e kam porosi për dikë, në rast se nuk i bëjnë, të lidhem me ju, apo si t’ia bëj?

PostieriDo lidhesh prapë me dyqanin! I thua problemin, që ke dhe ata të bëjnë ndërrimin, të sjellin numrin tjetër, në rast se ka problem me numrin. Po gjithmonë në Instagram ose Messenger, ku e ke bërë porosinë!

Gazetarja: Sa kushton?

Postieri: 18 mijë e 500 lekë është totali (përfshirë pagesa e postës) me lekë shqiptare. Mbaje këtë, të kthej kusurin! Shëndet e gjithë të mirat!

Gazetarja: Faleminderit, mirupafshim!

“Kur flasim për shitjet online, nuk e kemi fjalën për ato biznese të cilat kanë një vendndodhje dhe mund të operojnë nëpërmjet shitjeve online, flasim për ato biznese që praktikisht janë fantazmë, mund të punojnë nga shtëpia apo çfarëdolloj ambienti tjetër dhe nuk i identifikohen nga blerësi. Në këto kushte mund të themi që paralelisht me këtë biznes, po lulëzon dhe një biznes tjetër, posta private”, është shprehur gazetarja e “Stop”. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...