Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ Dialogu Kosovë-Serbi, e domosdoshme përfshirja e SHBA-ve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/ Dialogu Kosovë-Serbi, e domosdoshme përfshirja e SHBA-ve

Analistët politikë në Prishtinë, mundësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e shohin si të rëndësishëm dhe një mundësi të mirë që procesi të japë rezultate pozitive.

Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë, konsideron se pjesëmarrja eventuale e SHBA-së në dialog, është tejet e rëndësishme, pasi që, sipas tij, do të ndihmojë që procesi të shkojë më shpejt drejt përfundimit.

“Tash, faza tjetër e dialogut që duket të jetë një fazë shumë më e komplikuar dhe më e rëndë sepse dëshirohet një marrëveshje më gjithëpërfshirëse. Me çdo kusht Kosova insiston në rolin e SHBA-së dhe angazhimin në dialog, por me gjasë edhe zonja Mogerini e ka kuptuar këtë çështje dhe ajo ka pasur një takimi me zëvendëspresidentin Pence për të gjetur modalitetet e angazhimit të SHBA-së në procesin e dialogut. Unë besoj që krahas tyre edhe Gjermania do të ketë një rol më të intensifikuar në procesin e dialogut”, thotë Rashiti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij të fundit në New York, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut Prishtinë- Beograd.

Thaçi në takimi me zëvendëspresidentin e Mike Pence ka thënë se “përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare, është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”.

Rashiti thotë se kërkesa e presidentit Thaçi është e drejtë.

“Është e drejtë kërkesa dhe besoj se do të rezultojë me një angazhim më të theksuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vlerëson Rashiti.

Kurse, analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, thotë se në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë, përveç SHBA-së mund të pritet të përfshihet edhe Gjermania, por siç thotë ai, edhe Rusia mund të kërkojë të njëjtën gjë.

“Shtetet e Bashkuar të Amerikës besoj se do të përfshihen gjithsesi, natyrisht se mbetet të shihen modalitetet se në çfarë forme do të përfshihen. Por, nëse përfshihen Shtete e Bashkuara në të njëjtin nivel apo të njëjtin modalitet unë pres të përfshihet edhe Rusia. Përndryshe nuk pres që vetëm SHBA-ja të jetë pjesë e dialogut”, vlerëson Mushkolaj.

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, thotë Mushkolaj, do t’i jepte një ritëm më të shpejtë zbatimit të marrëveshjeve dhe vetë procesit.

“Përfshirja e ndonjë përfaqësuesi të administratës amerikane, besoj se do të mund t’i jepte një impuls të ri dialogut dhe të mos zvarritet edhe më tej siç ka ndodhur që nga viti 2011 me dialog teknik e më pastaj edhe politik. Por, është krejt çështje tjetër se si do të përgjigjet SHBA-ja dhe nëse në të vërtetë e shohin të nevojshme që në këtë fazë, me gjithë ato probleme që i kanë në vendet e tjera të botës, të përfshihen edhe në përfundimin e dialogut të Kosovës me Serbinë”, thekson Mushkolaj.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë kanë thënë se pas gjashtë vjetësh që nga fillimi i dialogut në Bruksel, përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë shërbim për popujt, pra të mos mbetet dialog vetëm i liderëve.

Kurse, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë thënë se ky institucion duhet të ketë një rol shumë më aktiv në proces, shkruan rel.

Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian.

Tags: analizaDialogue domosdoshmekosovepërfshirjaserbiSHBA-ve

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Ventura: Ta kthejmë në festë këtë ndeshje

Ventura: Ta kthejmë në festë këtë ndeshje

Njihuni me rajonet e Evropës që kërkojnë pavarësinë si Katalonja

Spanjë, 350 000 protestues kundër pavarësisë së Katalonjës

Germany-Azerbajan 1-1/ Gola spektakolarë (Video)

Germany-Azerbajan 1-1/ Gola spektakolarë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com