Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac, ka komentuar takimin e tre liderëve ballkanikë në Ohër, për krijimin e mini-shengenit ballkanik.
Gjatë një vizite në Korçë, Vasac tha se forcimi i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Sipas saj, kjo iniciativë nuk do ta pengojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Nuk mund të ketë një opinion në lidhje me diçka për të cilën nuk dihet saktë se çfarë është. Analizën mund ta bëjmë pasi të kuptohen mirë vendimet që merren.
Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Europës, për një iniciativë, e cila është e vendeve në Ballkan”, tha ajo.