Futboll

Video/Koret raciste të tifozëve, sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh


               Publikuar në : 21:13 - 10/11/19 B H

Sulmuesi brazilian, Taison Barcellos Freda, është larguar me lot në sy gjatë ndeshjes së sotme kundër Dynamo Kyiv.

Taison, i cili aktivizohet tek ukrainasit e Shakhtar Donjeck u përball me koret raciste të tifozëve të Dynamo. Në minutën e 86’, tifozët e Dinamos filluan me koret raciste ndaj futbollistit, i cili nga irritimi iu drejtua me gishtin e mesit.  Por jo vetëm kaq, pasi ai mori topin dhe e gjuajti në drejtim të tyre.

Menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin për gjestin, ndërsa ky i fundit u largua nga fusha e lojës me lot. Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit. Shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndryshëm.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT